Ministri serb i frikësuar: Të ndalohet krijimi i Shqipërisë së Madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë tha se porti i Durrësit do të jetë de facto i Kosovës. Kjo ka sjellë reagimin e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili thotë se kjo është përpjekje për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”.

Mediet serbe shkruajnë se Vulin ka thënë se “shqiptarët mund të bashkohen dhe mund të marrin territoret e njerëzve të tjerë, ndërsa serbët nuk mund të bashkohen as në tokën e tyre.

Kështu që përsëritet gënjeshtra se Shqipëria e Madhe është një Shqipëri e natyrshme dhe serbët e bashkuar në një shtet janë një kërcënim për paqen”.

Vulin thotë se “Shqipëria e Madhe” është lajm i “një katastrofe të madhe, prishjes dhe shkatërrimit të shteteve dhe kombeve në Ballkan”, ndërsa ka bere thirrje për bashkim institucional.

“Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe” dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan”, tha ai.

Po ashtu ministri serb ka theksuar se Bashkimi Europian, “si çdoherë deri më tani, do të qëndrojë i heshtur ndaj kësaj deklarate dhe nuk do të ndërmarrë asnjë veprim”.

Mediat serbe kanë komentuar mbledhjen e qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës që u mbajt ditën e sotme në Tiranë.

Për deklaratën e kryeministrit Rama ka reaguar edhe gazeta serbe “Blic.rs“, se cila shkruan se Edi Rama ka provokuar përsëri, pasi ka thënë se porti i Durrësit do të jetë porti i Kosovës. Sipas tyre synimi është heqja e kufijve mes dy vendeve fqinje.

Ajo gjithashtu shkruan se delegacioni i Prishtinës u mirëprit në Shqipëri me nderimet më të mëdha, por ai nuk përfshiu ministrat nga lista serbe, Goran Raki? dhe Dalibor Jevti?.

Lexo edhe :  Rama kritikon universitetet: Vendi i kopjimeve, doktoratura të kota dhe të dhëna nul

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV