Shuhet në SHBA aktorja e njohur Mira Minga Jupi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enkeleda Fishekaj

Ajo që gjithmonë na ka bërë për të qeshur me batutat e saj, energjike dhe një aktore e cila i ka dhënë jetë kinematografisë dhe teatrit të kukullave sot ndërroi jetë në Amerikë. Është mikja e saj, Shegushe Bebe, që na e bën lajmin të ditur nga një postim në Facebook.

“Oh sa dhimbje… oh sa lot… nuk gjej fjalë ta përshkruaj… sapo më erdhi lajmi nga Amerika, është ndarë nga jeta mikja ime e shtrenjtë Mira Minga Jupi, aktorja e mrekullueshme e teatrit të kukullave, gruaja ideale, nëna e jashtëzakonshme që do ti mungoj aq shumë familjes. Mira e talentuar, aq bujare, aq punëtore e zemërbardhë, u largua në Amerikë para 19 vitesh e sot largohet nga jeta, e ne nuk kemi mundësi t’i japim lamtumirën e fundit…qofsh e parajsës mikja ime e mirë e dheun e huaj e paç të lehtë. Do të më mungosh aq shumë  e kafenë nuk do ta pimë më bashkë nëpërmjet skype, do të kujtoj gjithmonë me shumë dashuri e dhimbje. Ngushëllime familjes e miqve që të deshën aq shumë”

Mira Minga Jupi  u largua në Amerikë para 19-vitesh do të prehet në paqe në dheun e huaj si shprehet dhe mikja e saj, do t’i japim lamtumirën nga larg, por i pavdekshëm do të mbetet emri  dhe historia që kanë mbajtur gjallë kinematografin dhe teatrin tonë për vite me radhë”, për këtë lajm ka shkruar dhe autori i shumë librave Petraq Risto, i cili jeton në Amerikë, nuk janë bërë të ditura shkaqet se përse aktorja ka ndërruar jetë “Mora vesh lajmin e hidhur se është ndarë nga jeta mikesha jonë e cila prej gati 20 vjetësh jetonte me familjen e saj në ShBA. Mira ka qenë një nga aktoret më të talentuara dhe më aktive në Teatrin e Kukullave të Tiranës, ku unë punova shtatë vjet si libretist. Ikja e parakohshme e Mirës na pikëlloi shumë dhe ne, miqve të saj”, shkruan Risto.

Lexo edhe :  Fakultetet e Inxhinierisë me programe të reja, rektori: Gati 3.800 kuota për studentët

Mira Jupi njihet si një nga aktoret më të mira të Teatrit të Kukullave në Tiranë ku debutoi për vite me radhë. Aktorja e dashur për publikun, mbahet mend nga publiku edhe për rolin emblematik të zonjës Kotes tek filmi artistik: “Përrallë nga e kaluara”

Tanimë nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i themi lamtumirë aktores së njohur, dhe se do t’i mungojë përjetësisht vendit, kinematografisë dhe teatrit të fëmijëve.

Të fundit

Portieri më i mirë i vitit, publikohen nominimet e trofeut Yashin 2025

Gianluigi Donnarumma është favoriti kryesor për të fituar Trofeun Yashin 2025, çmimin që i jepet portierit më të mirë të...

Ter Stegen vijon “luftën” me Barçën, nuk nënshkruan asnjë raport mjekësor

Marc-Andre ter Stegen vazhdon t’i rezistojë me vendosmëri presionit nga Barcelona dhe refuzon të nënshkruajë raportin mjekësor që klubi po i dërgon La Ligës për...

Son prezantohet tek Los Angeles: “Nuk ishte zgjedhja ime e parë, më mbaruan energjitë”

Pas dhjetë vitesh te Tottenham, Son Heung-min mbërrin në MLS dhe tashmë po i jep flakë Los Angelesit. Sulmuesi korean është prezantuar zyrtarisht si lojtar i ri për...

Kush po e sulmon prodhimin vendas?

Nga Leonard Veizi Duket sikur jetojmë brenda një rrethi vicioz nga i cili nuk po gjejmë dot rrugë shpëtimi. Një mjegull mosbesimi, frike dhe përçmimi...

Ecuria e transportit ajror, TIA kalon për herë të parë 51 mijë pasagjerë në një ditë

Transporti ajror në Shqipëri po përjeton një rritje të qëndrueshme, si në numrin e fluturimeve, ashtu edhe të pasagjerëve. Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të dytë...

Lajme të tjera

Web TV