Foto e vitit 1974 që botohet për herë të parë/Kur Dinamo e volejbollit të femrave nisi të shkruante historinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dinamo e volejbollit të femrave është historia legjendë e sportit shqiptar. Një grup vajzash nën drejtimin e trajnerit Kreshnik Tartari u bën krenaria më e madhe e kombit për lojën e tyre. Për 20 vjet ato e morën prej dore sportin e volejbollit duke u bërë të padiskutueshme në Shqipëri me fitimin e 20 kampionateve. Por jo vetëm kaq. Dinamo e femrave është ekipi më i suksesshëm në arenën ndërkombëtare.

Disa herë ky ekip ka qenë pjesë e finaleve të kupës së volejbollit në Evropë që është ekuivalent me Champion League sot në futboll duke zënë dy herë vendin e tretë në kontinent. Në kohët tona, kjo arritje nuk është as as pjesë e imagjinatës. Sot po publikojmë një fotografi historike të sjellë nga trajneri legjendë i këtij ekipi Kreshnik Tartari. Ai ka bër publike në profilin e tij në facebook fotografinë e realizaur në vitin 1974, viti i parë që Dinamo fitoi kampionatin dhe që më tej do pasohej me shumë të tjerë. Tartariu shkruan që këtë fotografi që publikohet për herë të parë e ka siguruar Mimosa Ibrahimi, pasuesja legjendë e këtij ekipi.

Tartari ka vendosur edhe diçiturën e fotografisë me të gjithë emrat e volejbollisteve. Lart-majtas: Donika Muka (kapitene), Brikena Çabej, Fiqrete Gramshi, Kreshnik Tartari (Traneri), Valentina Dashi, Semiha Sulejmani, Fatmira Dreni. Poshtë-majtas: Margarita Çela, Zana Bekteshi, Liza Gjinaj, Fatime Ibrahimi, Eva Kavaja. Komentet më pas janë edhe më interesante. Brikena Çabej, vajza e gjuhtarit të shquar Eqrem Çabej dhe një botuese e njohur sot zbulon për brezin e ri se në foto është edhe jo. Madje, që fotoja ëhstë shkrepur pas një humbje në Berat me Tomorrin. “Kjo duket nga fytyrat e vrerosura të gjithë vajzave”, shkruan Çabej.  /Ra.My.Fjala.al/

Lexo edhe :  Kur legjenda e Romës thotë "do bëj tifo për Interin", Francesco Totti jep mesazhin e tij

 

 

Të fundit

Kodi i fshehur i veshjes: Çfarë s’duhet të vishni kurrë gjatë një udhëtimi me avion

Ish-stjuardesa Barbara Bacilieri, e cila u bë e njohur si YouTuber (Barbie Bac), ka ndarë një informacion mjaft të...

Trump kërcënon me tarifa 25% për iPhone-t që nuk prodhohen në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po rekomandon një tarifë prej 50% për të gjitha mallrat nga Bashkimi Evropian që importohen në...

Bombarduesit amerikanë B-52H zbarkojnë në bazën ajrore të Morón

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur bombarduesit strategjikë B-52H Stratofortress në bazën ajrore të Morón, në Sevilje, në kuadër të misionit Bomber Task...

Tentoi të vriste kushëririn në bashkëpunim me vëllanë, në pranga 32-vjeçari

jë 32- vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi dyshohet se së bashku me vëllain e tij një vit më parë në lagjen...

Shumë afër Shqipërisë! Konfirmohen dy rastet e para të lisë së majmunëve

Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar këtë të premte dy rastet e para të lisë së majmunëve në vend. Të...

Lajme të tjera

Web TV