Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Greqia 43-vjeçarja shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tirana dhe homologëve, për kapjen, arrestimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë, i shtetases shqiptare Aurela Doksani, 43 vjeçe, lindur në Fier.

Kjo shtetase ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet tona të drejtësisë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Nga hetimet është provuar se kjo shtetase, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar të trafikojë drejt Greqisë, në rrugë tokësore, lëndë narkotike të llojit heroinë. Në momentin e arrestimit, më datë 08.08.2011, i është gjetur dhe sekuestruar sasia prej 129.3 gramë lënde narkotike.

Më datë 12.08.2011, Gjykata ka vendosur ndaj saj masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Në zbatim të vendimit të Gjykatës, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, më datë 11.04.2012, ka nxjerrë urdhër për ekzekutimin e vendimit të mësipërm ndaj të dënuarës, për të vuajtur pjesën e dënimit të mbetur pas datës 09.04.2012 (1184 ditë burgim), në burg të sigurisë së zakonshme.

E dënuara nuk është gjetur në banesë dhe në këto kushte është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK INTERPOL Tirana, sipas kërkesës së Prokurorisë për Krimet e Rënda. Falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, më datë 28.04.2020 shtetasja Aurela Doksani është arrestuar nga autoritetet policore në Greqi, me qellim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Po nga Interpol Tirana u krye transferimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Paulin Nikaj, 40 vjeç, lindur në Gurëz, Krujë.

Lexo edhe :  “Ky është vetëm fillimi”- Rama paralajmëron tregtarët: Ka filluar konfiskimi i qumështit

Shtetasi Paulin Nikaj, me vendimin penal të formës së prerë tl datës 01.02.2017 të Gjykatës së Krimeve të Rënda të Apelit, Bolonja/Itali, është dënuar përfundimisht me 30 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja”, “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit”, “Dëmtime personale” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Serbëve i pengon flamuri shqiptar, dështon takimi në Preshevë

Një takim në mes kryetarit të Trupit Koordinues, Aleksandar Martinoviq e ushtruesin e detyrës së drejtorit të shërbimit të...

PSG do të shtangë botën: 250 mln euro për yllin e Premier League

PSG po përgatitet të bëjë disa goditje të mëdha në merkato. Objektiv i madh i parizienëve është Cole Palmer, lojtari më i mirë i...

Mediat e huaja: Trump i kërkon Ukrainës të bombardojë Rusinë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka inkurajuar privatisht Ukrainën të përshpejtojë sulmet e thella në territorin rus. Trump madje duke e pyetur presidentin...

Ernest Simoni në konferencën e ekzorcizmit në New Jersey, mban lutjet në shqip

Kardinali Ernest Simoni ka mbajtur lutjen në shqip në konferencën “Mbrojtja e Fëmijëve të Perëndisë” e organizuar nga John Leaps Evangelization në Neëark të...

Erion Braçe: Deputetët e rinj të PS nuk janë gati për politikë

Deputeti i PS, Erion Braçe për Report TV komenton edhe Akademinë politike të PS. Braçe thotë se ende deputetët e rinj, nuk janë gatti...

Lajme të tjera

Web TV