Me ‘’Porsche’’ dhe ”Ferrari”/Kundërshtuan dhe dhunuan efektivët e policisë, në pranga tre persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Fierit ka arrestuar tre persona pasi nuk i janë bindur urdhrave të policisë rrugore.

Shtetasit A.M., 32 vjeç, F.M., 21 vjeç dhe T.Q., 47 vjeç nuk i janë bindur urdhrave të policisë së rendit ndërkohë që udhëtonin me 2 makina “Porsche” dhe “Ferrari”.

Kanë kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë dhe i kanë kanosur për shkak të detyrës. Pas testit të alkoolit rezultoi se shtetasi A. M. drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fier

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, kapet 1 tjetër i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasit A. M., 32 vjeç, F. M., 21 vjeç dhe T. Q., 47 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetet tip “Porsche” dhe “Ferrari”, nuk i janë bindur punonjësve të Policisë së Rendit publik duke i kundërshtuar me dhunë dhe i kanë kanosur për shkak të detyrës. Pas testit të alkoolit rezultoi se shtetasi A. M. drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Tojkan, Cakran, kanë konstatuar të mbjella disa bimë narkotike cannabis sativa. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i tentativës për kultivim është shtetasi A. I., 50 vjeç, banues në fshatin Tojkan, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin T. M., 18 vjeç, banues në Mallakastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz” i papajisur me leje drejtimi.

Lexo edhe :  Kalaja ‘shpërthen’ ndaj PD/ Si do e rrëzoni regjimin ju, që ju falin vila në Hamallaj?!

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim E. (B). M., 27 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

27-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.  /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV