Kur regjimi i Enver Hoxhës i fuste mësuesit në burg për agjitacion dhe propagandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën botërore e mësuesve, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka publikuar dosjen e Gjeto Vocaj.

Historia e mësuesit Gjeto Vocaj është shumë e veçantë. Nga dokumentet bie në sy akuza ishin “Agjitacion dhe propagandë” dhe “Mos denoncim”. Ndërkohë që gjyqi ndaj tij është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Ka lindur në qytetin e Mirditës më 19 shkurt të vitit 1938. Pavarësisht se familja nga ana e nënës ishte e internuar në Tepelenë dhe se gjyshi i tij ishte pushkatuar nga regjimi, ai arriti të kryente studimet e larta për matematikë.
Gjeto Vocaj punoi për disa vjet si mësues në Dukagjin, Shkodër dhe rrethinat e saj. Gjatë punës së tij zbuloj një talent 6 vjeçar në matematikë, ngjarje që bëri bujë. Interesi për fëmijën gjeni (Nika) shkoi deri tek diktatori Enver Hoxha, i cili në vitin 1962 e ftoi për një takim në zyrën e tij.
Pas takimit me Enver Hoxhën vihet në plan të parë biografia e tij, e cila deri në atë kohë kishte mbetur në hije. Në periudhën që Vocaj vazhdonte punën sipas udhëzimeve të diktatorit për zhvillimin e Nikës, sigurimi e ndiqte hap pas hapi.

Në vitin 1979, ai u arrestua dhe pas 6 muajsh në hetuesi, u dënua me 7 vjet burg. Akuzat e arrestimit ishin “Agjitacion dhe propagandë” dhe “Mos denoncim”. Ai i kaloj vitet e dënimit në Spaç dhe Ballsh deri sa u lirua me amnisti për shkak të tej mbushjes së burgjeve në vitin 1983.
Gjatë kohës që Gjeto Vocaj ishte në burg familja e tij internohet në fshatin Pistull dhe një vit pas lirimit të tij dhe ai internohet me 5 vjet në fshatin Karmë në një zonë pranë Komanit.
Deri në rënien e regjimit Vocaj ka punuar në ndërtim, bujqësi etj.

Lexo edhe :  Berlin 1963: Fjalimi i Kenedit “Ich bin ein Berliner”, një simbol i Luftës së Ftohtë

Nëntor 1962 – shkruan një artikull për gazën “Mësuesi”, me titull “Njiheni dhe ju Nikën e vogël”.

Dhjetor 1962- takohet me Enver Hoxhën në zyrën e tij në Tiranë, për të diskutuar mbi gjeniu 6 vjeçar

1962-1973 – Gjeto Vocaj caktohet të ndjek zhvillim arsimor të Nikës

1979 – arrestohet dhe dënohet me 7 vjet burg politik

Nëntor 1982 – Lirohet me amnisti nga burgu

1983-1988 – Internohet për 5 vjet në fshatin Karmë.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

512 p.e.s./ Dario i Madh dhe fushata e tij kundër Skithëve

Në shekullin VI p.e.s., Perandoria Persiane e dinastisë Akamenide kishte arritur një shtrirje të jashtëzakonshme nën Dario I (Dario...

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që ka përjetuar gjatë viteve në...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Lajme të tjera

Web TV