Spanjë/ Regjistrohen mbi 800 mijë të infektuar me koronavirus

Spanja vijon të jetë një nga vendet më të prekura nga Covid-19. Në këtë vend janë regjistruar në total 852 838 të infektuar.

Ndërsa, në orët e fundit janë infektuar me koronavirus në shtetin spanjoll, 2099 persona.

Numri i të vdekurve në orët e fundit për shkak të Covid-19 është 46.

Kurse, kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Spanjë deri më tani 32 225 individë.

Ndërkohë, në të gjithë botën janë infektuar me Covid-19, deri tashmë, mbi 35 milionë persona.

Kurse, kanë ndërruar jetë nga virusi deri tani 1 044 408 njerëz. Ka.Li/fjala.al