Spiropali inspekton zyrat e shërbimeve në Kamëz: Tjetër nivel nga ata që zyrat i përdornin si mëngjezore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa ka nisur turin e saj të takimeve dhe inspektimeve në disa zyra shërbimi të njësive vendore të Qarkut Tiranë, e deleguara politike e PS, ministrja Elisa Spiropali, u shpreh se transformimi i këtyre zyrave ka në fokus shërbimin ndaj qytetarit dhe jo atë ndaj militantëve partiakë.

“Reformimi i zyrave të shërbimeve na diferencon nga ata që deri dje i përdornin këto zyra si strofulla militantësh. Reformimi kryefund i njësive të shërbimit si edhe adresimi e zgjidhja e problematikave në kohë rekord, përcakton haptazi përkushtimin tonë nga ‘vizionarët’e djeshem që zyrat i përdornin si mëngjezore dhe baza elektorale.” – u shpreh ministrja Spiropali nga Bathorja.

Zyrat e shërbimeve publike të Njësive administrative Kamëz, Bathore dhe Lagjes 2, kanë hyrë në një proces transformimi infrastrukturor dhe portofoli shërbimesh. Në funksion të plotë tanimë është bërë i mundur edhe shërbimi i zyrave me një ndalesë (One stop shop), ku ofrohet një sërë shërbimesh të integruara duke limituar radhët dhe pritjet e banorëve të zonës.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV