Presidenti i FSHF-së, Duka, i zhgënjyer me kapitenin kuqezi, Hysaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i FSHF-së: “Nuk jep me Kombëtaren aq sa jep me Napolin”. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka kritikoi kapitenin e Shqipërisë Elseid Hysajn për paraqitjet e fundit me kombëtaren.

Duke folur për radion italiane, “Radio Kiss Kiss”, kreu i organizmit që qeveris futbollin shqiptar ka theksuar se futbollisti shkodran nuk jep maksimumin me ekipin kombëtar njësoj si me Napolin, ndërsa ka prekur edhe çështjen e refuzimit të Napolit për të zhvilluar sfidën e kaluar në Serinë A me Juventusin.

“Ai ka luajtur shumë mirë në dy ndeshjet e para me Napolin, më vjen keq që nuk ka bërë të njëjtën gjë me ne në kombëtare”, – ka thënë Duka, duke folur për kapitenin kuqezi. “Ne presim shumë prej tij”, – ka shtuar ai. Në fakt, Hysaj ka qenë në qendër të kritikave për Kombëtaren, veçanërisht për paraqitjen e tij të dobët në humbjen e papritur me Lituaninë në Tiranë në shtator. Ndërkaq, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Duka u shpreh se klubi napolitan duhej të zhvillonte sipas programit takimit.

Ai theksoi sipas rregullores se nëse 13 lojtarë në një skuadër janë infektuar me virusin korona, takimi mund të luhet, por kur ka 2-3 raste, ndeshja duhej të luhej normalisht. “Nëse një ekip ka në dispozicion të paktën 13 futbollistë pa viruse, atëherë ndeshja mund të luhet”, – ka thënë kreu i FSHF-së. “Nëse skuadra ka më pak se 13 lojtarë në dispozicion, ndeshja zhvillohet në një datë tjetër”, – ka vijuar ai.

“Dhe nëse nuk luan dot as herën e dytë, atëherë UEFA mer vendim. Kur ke 2-3 raste pozitive me Covid-19, ndeshja duhet të zhvillohet. Napoli duhej të udhëtonte drejt Torinos, pavarësisht refuzimit të presidentit Aurelio De Laurentis. Napoli është përgjegjës që e humbi takimin 3-0 në tavolinë. Duhej të luanin kundër Juventusit. Për këtë situatë vendos Komiteti Disiplinor”, – ka përfunduar Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.

Lexo edhe :  Publikohet audioja, Trump kërcënoi Putinin: "Nëse futesh në Ukrainë..."

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV