Tenis/Novak Gjokoviç në çerekfinale të “Roland Garros”, barazon Nadalin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Novak Gjokoviçi ka mundur Karen Khaçanovin dhe arrin, për herë të 14-të në karrierë, të sigurojë një vend midis 8 më të mirëve të turneut parisien. Tenisti serb barazon kështu Rafael Nadalin për arritjet e tij deri në çerekfinalet e “Roland Garros”.
I mbiqajturi Nole, bën një lojë pa sforcime dhe siguron fitoren 3-0 me sete, 6-4, 6-3 e 6-3, në 2 orë e 25 minuta. Turin e kalon edhe rusi Andrej Rublev, që ka fituar 3-1 me hungarezin Marton Fuzhovik, pas 4 orësh lojë.
Rublevi do të ndeshet tashmë me Stefanos Tsitsipasin, që nga ana e tij ka eliminuar pas fitores 3-0, bullgarin Grigor Dimitrov. Tek femrat, çekja Petra Kvitova siguron një vend në çerekfinale të “Roland Garros”, pas 8 vitesh mungesë.
Numri 11 në renditjen botëror fitoi 2-0, me sete 6-2, 6-4 ndaj kinezes Zhang Shuai, në një ndeshje që mbyllet për 80 minuta. Tashmë në çerekfinale do të përballet me Laura Sigmundin.

La.Mi.Fjala.al

Të fundit

Meta rrëfen verën në qeli/12 metrat janë edhe palestër, edhe bibliotekë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, rrëfen në një intervistë ekskluzive për “Off the Record”, se si po...

Del nga shinat treni me 100 pasagjerë në Gjermani, viktima dhe të plagosur

Një tren rajonal me rreth 100 pasagjerë ka dalë nga shinat në afërsi të Riedlingen, në shtetin gjerman të Baden-Württemberg, duke shkaktuar një aksident...

Demokracia dhe rritja ekonomike. Kush ushqen kë?

ARBEN MALAJ Një përgjigje për pyetjen se kush ushqen kë, domethënë, është demokracia ajo që ushqen rritjen ekonomike, apo është rritja ekonomike ajo që konsolidon...

Gol në minutën e fundit, Mirlind Daku “gjunjëzon” Zenitin

Mirlind Daku ia ka vërtetuar sot në fushën e lojës skuadrës së Zenit Shën Petersburg gabimi e madh që bëri gjatë verës, duke mos...

Kështu foli Spiropali: Vdekja e një lideri në heshtje!

Nga Klevis Bakillari Në realitetin politik shqiptar, ku liderët e së shkuarës ende përpiqen të imponojnë të tashmen me retorikën e së kaluarës, ndodhin herë...

Lajme të tjera

Web TV