I dënuar me 10 vite burg në Itali, arrestohet 47-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Krujës ka arrestuar një 47-vjeçar për llogari të autoriteteve italiane dhe me qëllim ekstradimin në Itali.

Agim (Artur) Likaj, 47 vjeç është arrestuar nga policia në bashkëpunim me Interpolin, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në datë 10.09.2020 Gjykata e Milanos ka dënuar me 10 vite burg 47-vjeçarin  për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafik droge.

Ai fshihej në Krujë teksa Policia shqiptare e ka gjetur, e ka arrestuar dhe tashmë do e ekstradojë në Itali.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Krujë

Falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Policisë së Krujës lokalizohet, kapet dhe arrestohet një shtetas shqiptar i dënuar me 10 vjet burg, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas informacioneve të marra nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana për një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar që fshihej në Krujë, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat, shërbimet e Policisë Krujë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e shtetasit të kërkuar, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë,  të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Agim (Artur) Likaj, 47 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos, Itali, më datë 10.09.2020, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

“A ka elitë PD-ja? Mos u fshihni pas gishtit! Kjo parti ka rënë në hall”

Kriza në Partinë Demokratike sa vjen edhe thellohet, teksa zërat kritikë që kërkojnë hapjen e saj dhe reformimin, po...

Çfarë përfiton Georgina Rodriguez nga martesa me Ronaldon? Zbulohet kontrata

Cristiano Ronaldo do i jap fund beqarisë duke u martuar me bashkëshorten e tij, Georgina Rodriguez. Mediet në Portugali kanë zbuluar se çifti ka...

Shoku i tij shqiptar u vra në Belgjikë, Van Damme shpreh ngushëllimet

Aktori i njohur Jean Claude Van Damme ka shprehur hidhërimin e tij për vrasjen e Ndue Mylyshit disa ditë më parë në Belgjikë. Në...

Të rinjtë shqiptarë nuk po ndjekin pasionet, duan degë me fitime të mëdha

Për të dytin vit radhazi, degët e informatikës dhe inxhinieritë janë programet më të kërkuara nga të rinjtë për të vijuar studimet e larta...

Çfarë po bën një elefant albino i varrosur në Vatikan?

Elefanti Albino i Vatikanit – Historia e Hanonit Një dhuratë mbretërore për Papën Në vitin 1514, Papa i ri Leoni X (nga familja e fuqishme...

Lajme të tjera

Web TV