Google kërkon rregullore për inteligjencën artificiale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që Bashkimi Evropian e ka vendosur revolucionin digjital në zemër të politikëbërjes së tij, duhen marrë masa për të vënë korniza brenda të cilave të zhvillohet edhe inteligjenca artificiale. Ky është mendimi i presidentit ekzekutiv të Google, Sundar Pichai, njëkohësisht edhe bos i kompanisë simotër të saj Alphabet.

Ai argumentoi para një audience në Bruksel, se kompani si e tija, një monstër e internetit me vlerë 1 trilionë dollarë, duhet të kenë zë njësoj si qeveritë në formulimin e një rregulloreje për inteligjencën artificiale.

Të gjithë ne, duhet ta bëjmë këtë së bashku – tha ai. “Nuk kam asnjë dyshim në mendjen time kur them se inteligjenca artificiale duhet të rregullohet. Çështja është si ta bëjmë më mirë këtë”- tha Pichai.

Apeli i tij vjen në një periudhë të rëndësishme. Evropa po tenton të hartojë një strategji dixhitale që do të mund të konkurojë me SHBA dhe Kinën. Inteligjenca artificiale, bashkë me rrjetet 5G, konsiderohet një fushë ku zhvillimet dhe aplikimet rrezikojnë të lënë pas rregullatorët nëse autoritetet nuk veprojnë shpejt.

Pas një muaji, Komisioni Evropian do të prezantojë propozimet e tij se si ai synon të krijojë rregulloret për inteligjecën artificiale në bllok. Sipas Pichait, teknologjia ka përfitime por edhe pasoja negative. Më 2018, Google u angazhua të mos përdorë inteligjencën artificiale në aplikacionet që lidhen me armët, vëzhgimet që shkelin normat ndërkombëtare apo punët që shkelin të drejtat e njeriut

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV