Irani nuk merr pjesë në Forumin e Davosit pas tensioneve me SHBA-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
  1. Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif nuk do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës më 21 janar, ka njoftuar zëdhënësi i kësaj ministrie, Abbas Musavi.

Ky Forum po zhvillohet në kohën e përshkallëzimit të tensioneve në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të marrë pjesë në këtë Forum. Ai do të arrijë në Zvicër në orët e vona të së hënës.

Musavi ka thënë se Zarif ishte planifikuar që të merrte pjesë në këto takime, pasi ka pranuar një ftesë personale. “Ata kanë ndryshuar programin fillestar që kanë pasur për të dhe për të cilin është arritur pajtueshmëri, mirëpo më vonë e kanë ndryshuar atë”, ka thënë Musavi.

“Prandaj ky udhëtim nuk do të ndodhë”, ka thënë ai në një konferencë për media. Tensionet në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë përkeqësuar prej vitit 2018, kur Trump është tërhequr nga marrëveshja bërthamore, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore. Të dyja shtetet ishin në prag të luftës pasi Shtetet e Bashkuara kanë vrarë komandatin e forcave elite iraniane, Qasem Soleimani më 3 janar.

Për pasojë, më 8 janar, Irani ka sulmuar dy baza ushtarake amerikane në Irak. Disa orë më vonë, forcat e armatosura të Iranit kanë rrëzuar një aeroplan ukrainas, duke lënë të vdekur 176 persona në bord. Irani ka kërkuar falje për rrëzimin e aeropanit duke thënë se sulmi është kryer aksidentalisht./REL

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV