Kodi Zgjedhor/ Alket Hyseni: Opozita ka pasur si qëllim zvarritjen e procesit, nuk kishim kohë të prisnim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka folur për votimin në parlament të Kodit Zgjedhor.

Hyseni deklaroi se qëllimi i opozitës ka qenë zvarritja e procesit. Ai është shprehur se mazhoranca ka bërë gjithçka që të bjerë dakord me opozitën, por ata nuk mund të prisnin deri në pafundësi.

“Kodi nuk është i ri , ka kohë që është aty. Kemi bërë gjithçka që të biem dakord me opozitën për këtë Kod Zgjedhor. Ne nuk kishim kohë që të prisnim. Opozita në parlament ka pasur si qëllim vetëm zvarritjen. Opozita nuk ka sjellë fare qëndrimet e veta. Ata arritën në përfundimin absurd që të mos preket kodi.

Çdo jurist e di se do prekej Kodi, opozita donte atë kod të vjetër. Disa herë donin Kode Zgjedhore të disa vendeve dhe e panë se nuk iu leverdiste asnjë prej tyre. Ne ishim dakord me çdo sistem që e kanë vendet e shteteve perëndimore”, tha Hyseni.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Publikohen imazhet satelitore/ Ja 3 impiantet bërthamore iraniane që u goditën nga SHBA

Gjashtë avionë luftarakë amerikanë hodhën një duzinë bombash bunker-buster prej 30,000 kilogramësh mbi qendrën bërthamore të Fordos, ndërsa nëndetëse...

GBU-57 MOP: Superbomba amerikane që goditi bunkerët bërthamorë iranianë

Çfarë është GBU-57 MOP dhe çfarë bën ajo, bomba më e fuqishme amerikane për shkatërrimin e bunkerëve, e aftë të shkatërrojë strukturat nëntokësore me...

Netanyahu falënderon Trump: Do të mbetet në histori si lideri që ndali Iranin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka lavdëruar Presidentin amerikan Donald Trump për goditjet e fundit ndaj objekteve bërthamore të Iranit, duke e cilësuar si “liderin...

“Kur Trump flet, bota dëgjon!”/Pentagoni zbulon urdhrat e presidentit për sulmet mbi Iran

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka dhënë detaje nga sulmet e ndërmarra në orët e para të së dielës mbi centralet bërthamore...

Kur Berisha jepte intervistë në TV-Iranian: SHBA është superfuqi kolonialiste!

Një intervistë e panjohur gjerësisht nga publiku e ish-kryeministrit Sali Berisha e dhënë për TV-Iranian është publikuar së fundmi. “Hashtag.al” ka publikuar intervistën e Berishës e...

Lajme të tjera

Web TV