U plagos nga i riu, 37-vjeçari në luftë me vdekjen në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seri e frikshme ngjarjesh të rënda kriminale kanë pushtuar vendin këto ditë. Përveç atentatit që ndodhi mbrëmë në zonën e Astirit, ku në një atentat iu mor jetë një të riu, policia njofton një tjetër ngjarje të rëndë që ka ndodhur mbrëmë po në Tiranë.

Sipas të dhënave nga një sherr mes dy personave, në afërsi të shinave të trenit në zonën e Laprakës, një 19 vjeçar ka goditur me thika një 37-vjeçar.

Sipas burimeve bëhet me dije se i plagosuri është në gjendje kritike për jetën ndërkohe që autori është vënë në pranga. Hetimet kanë hedhur dritë mbi konfliktin mes tyre që lidhet me një sherr për një borxh që pretendonte i riu, por policia ka nisur verifikimin e një sërë dëshmish që janë dhënë mbrëmë në ambientet e Spitalit Ushtarak!

Policia njoftoi sot se: Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është goditur disa herë me thikë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë tek shinat e trenit, rreth orës 20:05. Burime zyrtare nga policia thanë se për motive të dobëta 19-vjeçari me inicialet A.H., ka goditur disa herë me një mjet shpues e prerës shtetasin I. Z., banues në Tiranë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pas rreth dy orë kërkimesh dhe kontrollesh në zonë, bënë të mundur gjetjen, kapjen dhe arrestimin e 19-vjeçarit. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën “Plagosja e rëndë me dashje”. n.k/Fjala.al/

Të fundit

1914 – Drejt katastrofës: Serbia i shpall luftë Gjermanisë, Austria i shpall luftë Rusisë

Më 6 gusht 1914, rrjeta e aleancave politike dhe ushtarake në Evropë filloi të shpërbëhej në një zinxhir shpalljesh...

Çereku i mjeteve nuk e kalojnë kolaudimin: Ja disa nga arsyet kryesore

Gjatë periudhës janar–korrik 2025 janë testuar 167.046 mjete në qendrat e kontrollit teknik në të gjithë vendin. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së...

Mashtronin njerëzit për t’u marrë para, WhatsApp fshin miliona llogari

WhatsApp ka fshirë mbi 6,8 milionë llogari mashtruese në gjysmën e parë të vitit, ka deklaruar kompania mëmë, Meta. Shumë prej tyre lidheshin me qendrat e mashtrimit...

Presidenti i Republikës Sërpska humbet mandatin. Krahina boshnjake drejt zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Bosnjë-Hercegovinës vendosi të mërkurën unanimisht që t’i revokojë mandatin presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik. Vendimi vjen pasi Gjykata...

Jashari përfundon pjesën e parë të vizitave mjekësore, pas firmës do të dalë në stërvitje

Ardon Jashari ka përfunduar pjesën e parë të vizitave mjekësore, e cila është një parakusht për nënshkrimin e kontratës së tij me Milanin. Mesfushori me origjinë shqiptare...

Lajme të tjera

Web TV