U largua nga Bjellorusia në Lituani pas kërcënimeve, Tsikhanouskaya deklaron: Nuk kam frikë nga Rusia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndësa fokusi i zhvillimeve ndërkombëtare vazhdon të mbetet te Bjellorusia, në një intervistë për Euronews liderja opozitare e Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila ndodhet aktualisht në Lituani shprehet se “nuk ka frikë të jetë pjesë e listës së personave të kërkuar nga Rusia”. Sipas saj vëmendja duhet të jetë në Bjellorusi.

E pyetur nga gazetarja Isabelle Kumar, sesi ndihej përpara një kundërshtari si Rusia, kryetarja e opozitës iu përgjigj se nuk e ka frikë dhe se nuk duhet humbur vëmendja nga Bjellorusia duke folur për Rusinë.

“E dini, çështja nuk është në Rusi. Ajo është në Bjellorusi, ne po flasim për Bjellorusinë dhe asaj duhet ti kushtojmë vëmendje dhe jo Rusisë.  Është përgjegjësia jonë të zgjidhim këtë krizë politike brenda vetë Bjellorusisë.  Dhe është për të ardhur keq që disa shtete, disa udhëheqës nuk na mbështesin.

Ka shumë njerëz që luftojnë për të drejtat e tyre, për të vendosur vetë për të ardhmen e vajzave në Bjellorusi. Ne duhet të bëjmë diçka për këtë , dhe jo t’u kushtojmë shumë vëmendje të gjithë faktorëve të tillë “.

Gjithashtu ajo ka  rrëfyer edhe për familjen e saj si  edhe fëmijët të cilët po ashtu duhet të përshtaten me jetesën e re.

“Për vajzën time më të vogël, ajo është  pesë vjeç. Dhe nuk e kupton që babai i saj është në burg. çdo mbrëmje bën të njëjtën pyetje kur do të vijë babai im. I them se është në udhëtime biznesi dhe se do të vijë shumë shpejt”.

Tsikhanouskaya u largua nga Bjellorusia për në Lituani pas kërcënimeve nga regjimi i Lukashenkos në ditët  e para pas zgjedhjeve, rezultati i të cilave nuk njihet nga faktori ndërkombëtar.

Lexo edhe :  Rrëshqitje dherash dhe bllokim rruge në segmentin Gramsh–Korçë

Rizgjedhja e Lukashenkos shkaktoi një valë të madhe protestash, teksa qindra mijëra qytetarë vijojnë të mblidhen çdo të diel. Ru.Do/ Fjala.al

 

 

 

 

 

Të fundit

Bukele ndryshon Kushtetutën, mund të qëndrojë President përgjithmonë

Kongresi i El Salvadorit ka miratuar një reformë kushtetuese që heq kufizimet për mandatet presidenciale, duke i hapur rrugën...

“Nuk mund të varet vetëm nga Berisha”, Alimehmeti shpjegon si mund të rritet PD

Ilir Alimehmeti kërkon që procesi i analizës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, të shoqërohet me riformatim të forumeve të saj, sikundër...

Evi Kokalari publikon dosjen e zezë të Berishës: “Do e lexojë Donald Trump”

Evi Kokalari ka kryer një akt shumë të fortë politik dhe publik. Në një aksion të paprecendentë, aktivistja e njohur e PD, ka publikuar...

Drafti i Kodit të ri Penal, reagon Bashkimi Europian

Bashkimi Europian shpreh shqetësim për draftin e Kodit të ri Penal të prezantuar dy ditë më parë. Delegacioni i BE në vendin tonë thotë...

Emocionet janë shkaku i dhimbjeve fizike? Guardiola hap një klinikë mjekësore!

Pep Guardiola, hyri në një projekt interesant së bashku me dy mjeke nga Katalunia. Guardiola po mendon edhe për jetën jashtë futbollit, dhe në muajt...

Lajme të tjera

Web TV