Ivi Kaso përballë Damian Gjiknurit për Kodin Zgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, kanë debatuar në Zonë e Lirë në Tv Klan për Reformën Zgjedhore.

Kaso ka analizuar Kodin e ri Zgjedhor dhe tha se në ndryshimet e para fituan qytetarët, ndërsa ndryshimet që u votuan të hënën ishin thjesht një pazar.

Kemi një Kod që është miratuar dhe një draft që nuk ka hyrë ende në fuqi. Për ta ndarë në dy pjesë ka përfitues të ndryshëm nga pjesët e ndryshme. Në pjesën e parë kanë fituar qytetarët, por jo të gjitha, janë vendosur disa kufizime më shumë.

Ndërsa në pjesën e dytë ka qenë një pazar, kanë fituar vetëm ata që kanë ndarë kockat dhe kanë marrë kockat. Rama me këtë Kod përfiton pasi minimizon humbjen dhe mban partinë nën kontroll”, u shpreh Ivi Kaso.

Nga ana tjetër Damian Gjiknuri u shpreh se Kodin e kanë bërë sipas propozimeve të opozitës së bashkuar.

Çfarë të them unë, ne e paskemi bërë Kodin që të minimizojmë humbjen. Ne në Kod kemi miratuar të gjitha kërkesat e opozitës”, tha Gjiknuri. Po ashtu deputeti i PS shtoi se opozita “ka mundësi që të bëjnë kombëtaren afrikane, mund të bashkohen të gjithë në një koalicion”.

 

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV