Plagoset me armë kushëriri i parë i Ramush Hradinajt, ja si ka ndodhur ngjarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat kosovare raportojnë se dy persona janë plagosur sot në Pejë afër fakultetit të Biznesit, ndërsa i dyshuari është ende në arrati.

Njëri nga të plagosurit mësohet se është familjar i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Mësohet se i plagosuri Ahmetxhekaj është nip i familjes Haradinaj. Apo ndryshe, i plagosuri është nipi i Hilmi Haradinajt, babai i ndjerë i Ramush Haradinajt.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë gjatë ditës për Gazetën Express se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e të dyshuarit.

“Prokurorja e Krimeve të Rënda ka dalë ne vendin e ngjarjes pas të shënave me armë zjarri në Pejë. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për kapjen e personit të dyshuar”, tha Nikçi për Gazetën Express.

Sipas mjekëve, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa njëri prej viktimave ishte kalimtar i rastit.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:20, në afërsi të fakultetit të Biznesit në Pejë, janë plagosur dy persona, njëri nga ta kalimtar i rastit. Të dy janë derguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njësitët kompetente po merrem me trajtimin e rastit, akoma nuk ka informacione për ndonjë të arrestuar”, ka thënë Gashi.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV