Ja se çfarë shkruan “Zëri i Amerikës” për vendosjen e maskave me detyrim në ambientet e hapura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, qeveria njoftoi se duke nisur nga java e ardhshme, përdorimi i maskave do të jetë i detyrueshëm edhe në mjediset e hapura, të paktën deri në shkurt të vitit të ardhshëm. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nuk do të ketë tolerime për askënd që nuk zbaton këtë urdhër, pasi vendi sipas tij nuk duhet të rrezikojë t’i rikthehet skenarit të kufizimit apo mbylljes së aktiviteteve dhe jetës ekonomike

Ndërsa viruset e tjera sezonale pritet t’i bashkohen Koronavirusit, dhe rastet e reja ashtu siç po ndodh në shumë vende të tjera, gjithashtu të jenë në rritje, autoritetet shqiptare njoftuan sot se “nga java e ardhshme, maska do të jhetë e detyrueshme kudo. Përveç shtëpisë dhe restorantit apo bar, ku je ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty”, bëri të ditur kryeministri Edi Rama.

Zbatimi i urdhërit për mbajtjen e maskave do të mbikqyret nga policia e Shtetit dhe ajo bashkiake. Kryeministri paralajmëroi se nuk do të ketë tolerancë: “Masa ndëshkimore, do të zbatohet për të gjithë, te fatura e dritave. Mos të ketë asnjë iluzion, asnjë individ se mund t’i shmanget gjobës”

Sipas zotit Rama vendi nuk duhet të rrezikojë rikthimin te kufizimet apo mbylljen e aktiviteteve dhe vetë ekonomisë: “Ne nuk mund të presim që të ndërgjegjësohen njerëzit që e marrin për dobësi, nivelin e ulët të valës ndëshkimore, që është e qëllimshme, dhe që për shëndetin e tyre dhe familjeve të tyre, nuk arrijnë dot të kuptojnë që ky është minimum i minimumit. Më mirë një maskë sot se mbyllja e dyqanit nesër, më mirë një maskë sot se mbyllja e shkollës nesër, më mirë një maskë sot se mbyllja e qytetit apo vendit nesër”.

Lexo edhe :  Dy prestigjozet greke kritika fjalimit të Ramës: Bëri fushatë në Athinë!

DItët e fundit është vënë re një rritje e lehtë e rasteve si dhe e shtrimeve në të dy spitalet që trajtojnë të sëmurët. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se të gatshëm janë dhe dy spitale të tjera, që e çojnë në 550 kapacitetin e shtretërve. Ajo shpjegoi se në rast të përkeqësimit të situatës vendi është përgatitur për të paktën tre skenarë që parashikojnë përfshirjen në trajtim të të sëmurëve dhe të spitaleve rajonale: “Në skenarin e parë do të kemi përfshirjen e 5 spitaleve rajonale, ku shtohemi me rreth 600 shtretër. Në skenarin e dytë, përfshirjen e tre spitaleve të tjera rajonale, ku shtohemi me 240 shtretër dhe në skenarin e tretë, përfshirjen e tre spitaleve dhe shtohemi me 148 shtretër. Në total do të kemi në dispozicion rreth 1600 shtretër”.

Sipas të dhënave të fundit, numri i të shtruarve deri pasditen e sotme është 232 pacientë. Në total të prekurit kanë arritur në mbi 15 mijë e 200 persona, nga të cilët, mbi 5400 janë aktivë. Që nga nisja e pandemisë janë 416 viktima, nga të cilët 3 vetëm në 24 orët e fundit./voa/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV