32-vjeçari arrestohet në Tiranë, i vuri gjobë një biznesmeni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person i shpallur në kërkim për katër vepra penale të martën është arrestuar në Tiranë.

Burime nga policia thanë se në pranga ra shtetasi Feruzan Shehu, 32-vjeç, i cili me 19 qershor të këtij viti kërcënoi një biznesmen në Fushë Bulqizë për t’i marrë një shumë parash.

32-vjeçari i vuri biznesmenit Gëzim Balla një gjobë 10 mijë Euro, por në momentin e dorëzimit të parave e kuptoi se i ishte ngritur kurth nga policia dhe u largua duke qëlluar në ajër.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për katër vepra penale; si “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje”, “Shtrëngim në anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Mësohet se veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Vala e fundit e të nxehtit shkakton mbi 1000 vdekje në Spanjë

Spanja është goditur nga një valë ekstreme të nxehti nga 3 deri më 18 gusht, e cila ka rezultuar...

Liverpool ofron shifrën rekord për Alexander Isak

Liverpool jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga transferimi i Alexander Isak, pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të Newcastle, por klubi i kuq po...

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se janë në proces përgatitjet për takimin midis Vladimir Putin...

Zvicra zbulon a do ta arrestojë Putinin

Zvicra do t'i japë presidentit rus Vladimir Putin "imunitet" nëse ai viziton vendin për bisedime hipotetike paqeje me Ukrainën. Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm...

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili,...

Lajme të tjera

Web TV