“Jemi rritur me djersën e ballit”/ Arjola Demiri: Ja pse dua të kandidoj për deputete në Partinë Socialiste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri konfirmoi ambicien e saj për të garuar si deputete në Partinë Socialiste.

E ftuar në emisionin “Open”, Demiri theksoi se zgjodhi PS-në, për shkak se sipas saj, qeveria ka punuar në Tropojë, duke përmendur edhe investimet në dy ujësjellësa dhe rikonstruksionin e qytetit.

“Kam dalë hapur në mbështetje të PS. Afrimi im me PS ka fakte dhe argumente. Kam patur bindje të djathta, por ndryshova mendje. Kam fakte, jo shokë në PS. E gjitha ka të bëjë me pikën time të dobët, që është Tropoja. Ka ndryshuar këto 7 vjet. Ka dy ujësjellësa të ndërtuar, është rikonstruktuar qyteti komplet. Unë jam me njerëzit që punojnë. Jam me ata që kanë përkrahur një rreth me bindje të djathta.”, u shpreh Demiri.

Më tej ajo shtoi se mendon që do të jetë një një zë i fortë për vendin e saj, pasi është e re dhe energjike.

“Jam një zë i fortë për Tropojën dhe qarkun e Kukësin. Jam vajzë e re dhe me energji. Talenti nuk më ikur. Jam për ta ringritur Tropojën, nuk vij nga familje që vjedhin. Jemi rritur me djersën e ballit.”, deklaroi ajo.

Së fundmi, përveç Arjola Demirit, një sërë figurash të njohura nga bota e artit kanë dalë në mbështetje të Partisë Socialiste si Valbona Selimllari, Kastro Zizo, Eli Fara etj.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Vetëdeklarimi i banimit, detyrim që duhet të kryhet në e-Albania nga kryefamiljari

Çdo qytetar me vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri ka detyrimin të bëjë vetëdeklarimin e adresës së banimit nëpërmjet e-Albania. Por...

Pas “Sunny Hill”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, nuk i ndahet Shqipërisë. Pas mbylljes së edicionit të radhës të Festivalit Sunny Hill, artistja ka udhëtuar drejt...

Kokalari: PD-në e dua që ta riformoj me mentalitetin Republikan në SHBA!

Aktivistja dhe politikania shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, ka reaguar përsëri për gjendjen e Partisë Demokratike, duke sqaruar edhe ata që e kanë komentuar me sulme,...

Venediku tradhëton Skënderbeun, por osmanët munden në betejën e Dibrës

Ngjarja e vitit 1448 është një episod i rëndësishëm në mozaikun diplomatik dhe ushtarak të kohës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, që dëshmon për...

Horoskopi ditor, 6 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe nuk do...

Lajme të tjera

Web TV