Ish-kapiteni Vata: Më pëlqeu Kombëtarja sot, por kemi mundësi për më tepër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, ka këmbëngulur që Kombëtarja kuqezi mund të japë shumë më tepër për kapacitetin që ka dhe zgjedhjet e shumta që trajneri Reja ka në dispozicion. Në një lidhje direkte me emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”, Vata bëri edhe një analizë të barazimit në Vilnius. “Më pëlqeu shumë pjesa e parë, – ka deklaruar ai. – E filluam ndeshjen si duhet, fituam dyluftimet. Ekipi rival befasua. Grintën sot e kishim.”
Këta djem sot kishin mundësi dhe kanë mundësi të bëjnë mirë, – ka vijuar ish-qendërmbrojtësi shkodran. – Lituania lexohej thjesht. Luante me një qendërsulmues, zgjodhi lojë të gabuar, sepse në qendër të mbrojtjes kemi lojtarë të fortë. Por, humbëm dy pikë të rëndësishme. Të jemi realistë, që Veseli pasoi top për Seferin, që humbi rast në mënyrë të çuditshme. Funksionuam më mirë se dy ndeshjet e fundit. Më pëlqeu Abrashi se ishte lider në mesfushë, dominuam për dyluftimet.”
“Broja ka prolem psikologjik, – ka theksuar ish-futbollisti i Sëlltikut, duke folur nga Skocia. – Është i ngarkuar shumë përgjegjësi. Nuk dilte te loja e tij, i zgjidhte duelet me forcë. Donte të bënte golin e parë me Shqipërinë Seferi krijoi raste, mundësi, krahu i majtë Lenjani ishte super. Krijoi hapësira. Mbrojtja ishte solide përveç 2-3 rasteve. Mungoi goli, ajo është kryesorja në futboll. Me këtë kombëtare, me këta elementë me këto mundësi zgjedhjeje, pres më shumë.”
Nuk e di nëse dikush në një qoshe të Shqipërisë kënaqet me barazim, – ka theksuar Vata. – Me kapacitetet që kemi, kemi mundësi të arrijmë më shumë. Nuk kemi krijuar akoma një markë tonën në futboll. Unë i kuptoj të gjithë. Ka pasur miq që pas Kazakistanit më merrnin në telefon dhe s’ishin të mendimit që kishim bërë ndeshje të keqe. Çdo gjë e mas me metrin e syrit tim. Këtë kombëtare e shoh më shumë larg, ndryshe nga ca të tjerë.”
Ka ardhur koha që këta djem dhe me këtë trajner me eksperiencë të arrijnë diçka më tepër. Kritika të bën mirë, është konstruktive. Në këtë zanat duhet të jesh i fortë të pranosh kritika”, – ka përfunduar ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata.

Lexo edhe :  Arsenali 'lejon' talentin të shkojë te Bayern për 55 mln euro?

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Rama ndëshkon kryebashkiakët, çdo leje ndërtimi mbi 6 kate kërkon firmën e kryeministrit

Nga kritikat me fjalë, tashmë Edi Rama ka vendosur t’u kufizojë pushtetin kryebashkiakëve edhe me ligj. Me një vendim...

1910 – Rënia e Shkodrës dhe goditja e rëndë ndaj identitetit shqiptar

Në korrik të vitit 1910, trupat osmane hynë në qytetin e Shkodrës, duke shtypur me forcë kryengritjen shqiptare që kishte shpërthyer më herët atë...

Horoskopi ditor, 24 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me të dashurin, sepse qielli është...

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro Carreras, Real Madrid po planifikon...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Lajme të tjera

Web TV