Thyen rregullat duke shkuar në klub striptizmi, infektohen ushtarakët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 35 anëtarë të një nëndetëseje bërthamore britanike janë infektuar me Covid-19, pasi ekuipazhi i tyre ka thyer rregullat duke vizituar klube striptizmi.

Gjithçka ka ndodhur pasi disa nga detarët ishin larguar nga baza e Marinës së SHBA-së në Gjeorgji, duke sfiduar urdhrat.

Sipas asaj që raporton The Sun, është bërë e ditur se vetëm një person dhe oficeri ekzekutiv tashmë i infektuar më koronavirus, i njohin kodet për armët bërthamore të ruajtura në nëndetëse.

Detarët kishin kundërshtuar të gjithë urdhrat e prerë për të qëndruar jashtë klubeve të natës, bareve apo restoranteve në Gjeorgji, vend i cili deri tani ka shënuar 318,100 raste me koronavirus dhe 7,282 viktima.

Një person i brendshëm ka deklaruar se pjesëtarët e ekuipazhit janë parë të shkojnë deri në 200 milje larg në një plazh të Florida-s.

Edhe në vitin 2017, Britania ishte përballuar më diçka të ngjashme kur nëntë ushtarakë të një nëndetëseje bërthamore, u larguan nga operacioni duke organizuar festa me drogë dhe janë zbuluar prova se disa prej tyre kanë pasur marrëdhënie seksuale me prostituta.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Tërmeti/ Shqiptarët e Kretës rrëfejnë momentet e frikshme: Ngjarja më e rëndë nga 1998

Frika përfshiu banorët e Kretës mëngjesin e të enjtes.  Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës righter goditi vendin....

U diagnostikua me kancer agresiv, boksierja ndahet nga jeta vetëm 2 javë pas martesës

Boksierja angleze Georgia O’Connor ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 25-vjeçare pas një beteje me kancerin. O’Connor u diagnostikua me një formë të rrallë dhe...

Chris Brown lirohet me kusht, gjashtë milionë euro garanci

Këngëtari amerikan, Chris Brown, është liruar me kusht nga një gjykatë në Londër, pas një akuze për një incident që ndodhi në vitin 2023,...

DEA thirrje qytetarëve: Na informoni për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë me dije se linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA kundër narkotikëve është aktive në vend. Në...

Kuvendi rinis punimet/ Të enjten e ardhshme seanca e parë pas zgjedhjeve

Pas një mungese të gjatë, të enjten e ardhshme deputetët do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë për seancë plenare. Urdhri për mbledhjen e Kuvendit në...

Lajme të tjera

Web TV