Pas shefit të Policisë, Hoti shkarkon edhe drejtorin e doganave dhe drejtorin e ATK-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shkarkimit të drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj, janë shkarkuar edhe drejtori i doganës dhe i Administratës Tatimore të Kosovës.

Raportohet se kryeministri Avdullah Hoti e ka shkarkuar edhe drejtorin e ATK, Ilir Murtezaj dhe ushtruesin e detyrës së doganës, Ibrahin Xhaka. Ky është shkarkimi i treti brenda ditës.

Më herët, kreu i qeverisë shkarkoi nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajt. Vendimin e propozoi ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, shkruajnë mediat në Kosovë.

Në vend të tij, Hoti emëroi Samedin Mehmetin, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

INSTAT: Rritet punësimi tek të moshuarit! Shkak emigrimi dhe pensionet e ulëta

Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po...

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje, stuhi dhe alarm në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili,...

Zbulimi që befasoi shkencëtarët, çfarë gjetën nën akullnajat e Grenlandës

Një studim i publikuar në Nature Geoscience më 30 korrik 2025 ka zbuluar një ngjarje që ndodhi në 2014, por u kuptua vetëm së...

Viti 1000, themelimi i Mbretërisë Hungareze

Në vitin 1000 (disa burime e vendosin në Krishtlindjen e vitit 1000, të tjera në 1 janar 1001), u kurorëzua Stefani I (István në...

Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të...

Lajme të tjera

Web TV