Familja shqiptare po kthehej në Zvicër, tre prej tyre humbin jetën në aksidentin tragjik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Gjermani me pasojë tre persona të vdekur dhe një grua në gjendje gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, mbrëmjen e kaluar ku u përfshinë një automjet tip “Audi” dhe një kamion.

Për pasojë, kanë humbur jetën tre persona, anëtarë të një familjeje, që gjendeshin në mjetin tip Audi.

Mësohet se bëhet fjalë për një familje nga fshati Rahovicë e Ferizajt. Viktimat po ktheheshin në Zvicër nga pushimet që i kishin kaluar në Kosovë. Aksidenti ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 kilometra para hyrjes në territorin e Zvicrës.

Sipas hetimeve të para policore, makina ka rrëshqitur dhe është përplasur ballë për ballë me kamionin që po afrohej.

Tre persona janë bllokuar në automjetin e aksidentit dhe është dashur të lirohen nga grupi i zjarrfikësve, e cila ka përdorur pajisjet hidraulike të shpëtimit.

Një djalë 12 vjeç dhe një burrë 35 vjeçar kanë vdekur në vendin e aksidentit nga plagët e rënda të pësuara, shkruan ‘albinfo’.

Personi i tretë, pasagjeri 18 vjeçar ka vdekur pak më vonë në spitalin në të cilin ishte dërguar me helikopter shpëtimi.

Gruaja e 35 vjeçarit, është në gjendje kome. Një vajzë 11-vjeçare dhe shoferi i makinës Audi kanë pësuar lëndime të rënda.

Drejtuesi i kamionit është lënduar lehtë. Rruga federale është mbyllur për orë të tëra gjatë punës së shpëtimit dhe hetimeve rreth aksidentit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV