Pandemia/Rekord i ri rastesh ditore në botë

Mbi 400 mijë raste të reja me Covid-19 në botë në 24 orët e fundit. Ky është një tjetër rekord infeksionesh ditore në rang global.

E konsideruar si epiqendra e pandemisë në javët e fundit, Europa ka shënuar një mesatare prej 140 mijë rastesh në ditë, përgjatë javës së fundit.

Kontinenti i vjetër, ka tejkaluar kështu Indinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Brazilin.

Pandemia ka marrë një vrull të ri me ardhjen e vjeshtës dhe për këtë arsye shumë vende kanë nisur të aplikojnë masa të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të saj.

la.mi.Fjala.al