Papa Françesku mbështet për herë të parë homoseksualët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku u ka dalë në mbrojtje homoseksualëve, duke deklaruar se ata kanë nevojë për një mbrojtje ligjore.

Deklarata e tij erdhi gjatë një interviste për dokumentarin “Francesco”, i realizuar nga regjisori amerikan Evgeny Afineevsky dhe që u prezantua në Festivalin e Filmit në Romë.

Personat homoseksualë kanë të drejtë të qëndrojnë në familje. Ata janë fëmijë të Zotit. Ne kemi nevojë për një ligj që t’u garantojë atyre një mbrojtje ligjore”, tha Papa.

Ai mbështeti për herë të parë bashkimin mes dy njerëzve të së njëjtës gjini.

Dokumentari shqyrton temat me të dashura për të, duke përfshirë mjedisin, varfërinë, migrimin, pabarazinë racore, të ardhurat dhe njerëzit më të prekur nga diskriminimi.

Në kohën kur ai ishte Kryepeshkop i Buenos Aires, Françesku kishte miratuar sindikatat civile për çiftet homoseksualë si një alternativë ndaj martesave të të njëjtit seks. Por, ai kurrë nuk kishte folur publikisht në favor të tyre si Papë.

Dokumentari flet për të gjitha fatkeqësitë që goditen tokën, duke filluar nga pandemia, teknologjia, abuzimi seksual, racizmi, varfëria, emancipimi i gruas dhe deri tek homofobia.

Regjisori i dokumentarit theksoi se kur vendosi të bëjë filmin mbi Sirinë dhe Ukrainën, përjetoi një ndjenjë të çuditshme, sikur kërkonte shpresë dhe aty mendoj për Papën, i cili me fjalët e tij preku të gjitha temat që shqetësojnë të tashmen.

Ky dokumentar, mund të them, se nuk ka të bëjë veçanërisht me të, por me të gjitha fatkeqësitë e botës”, tha Afineevsky./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV