Depozitohet në Kuvend projektligji për blerjen e vaksinës anti-covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është depozituar sot në Kuvend projektligji për blerjen e vaksinës anti-covid. Në këtë projektligj përcaktohet që të blihet vaksina kur të dalë në treg, marrëveshja e cila është lidhur me kompaninë ‘Covax’.

Në këtë projektligj përcaktohet qartë se 1 milion e 140 mijë vaksina anti-COVID do të blihen për 3.9 milionë dollarë.

Shuma do të paguhet nga buxheti për  Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në tekstin e projektligjit të dërguar në Kuvend thuhet se: Ratifikimin e marrëveshjes së angazhimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës GAVI, për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 (Covax Facility), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Ndërkohë që miratimi i projektligjit theksohet se nuk ishte parashikuar më herët në projektet e Këshillit të Ministrave dhe është urgjencë prokurimimi i vaksinës anti-covid-19.

Për Shqipërinë, anëtarësimi në këtë Aleancë dhe prokurimi i vaksinës nëpërmjet këtij mekanizmi ofron një vaksinë të sigurt dhe të certifikuar. Gjithashtu, kjo alternativë është më fleksibël dhe nuk ka kosto shtesë për shtetin shqiptar (kostoja finale është e njëjtë). Qëllimi i COVAX-it është përveçse prokurimi i një vaksine të sigurt kundër COVID-19 edhe sigurimi i kësaj vaksine te të gjitha shtetet, pavarësisht ekonomisë së tyre”.

“COVAX” është një nga mekanizmat që po nxit zhvillimin e vaksinave kandidatë anti-COVID.  COVAX udhëhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe ka për qëllim që deri në fund të vitit 2021, të ketë shpërndarë 2 miliardë doza vaksinash në të gjithë botën.

Prioritet janë punonjësit e sektorit të shëndetësisë dhe më pas qytetarët në bazë të grupimeve të rrezikuara, duke përjashtuar nivelin e të ardhurave si kriter për vaksinimin.

Lexo edhe :  EMRI-FOTO/ Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Itali

Kujtojmë se vendi ynë po përballet ditët e fundit me shifra në rritje të rasteve me COVID-19, ashtu dhe si shumë vende të tjera të botës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Europa në panik? Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa NATO po i nxit anëtarët e saj ta...

Ukraina ka riatdhesuar 1200 trupa të vrarë në luftën me Rusinë

Ukraina ka bërë të ditur se ka riatdhesuar trupat e 1,200 ushtarëve të saj të rënë në luftën e shkaktuar nga pushtimi në shkallë...

Lajme të tjera

Web TV