Veliaj: PD funksionon me eleminime si “Big Brother”, filozofia jonë është ajo e bashkimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u shpreh të enjtën se PD funksionon me eleminime si “Big Brother” ndërsa u shpreh se filozofia e socialistëve është ajo e bashkimit.

Në Asamblenë e PS-së në Njësinë 7, kryebashkiaku theksoi se në Partinë Socialiste shihet kush punon, kush lufton e kush përpiqet.

“Ne jemi me parimin: ‘Edhe një’. Edhe një që shtohet, edhe një që anëtarësohet, edhe një që bashkohet me ne. Ndërkohë, pala tjetër është minus një, ai Big Brotheri që bëjnë, kë do eliminojmë sot. Nuk shtohen familjet me eliminim. Një nga ju do jetë kryetari ose kryetarja e ardhshme e bashkisë, deputeti, ose ministri i ardhshëm. Në këtë parti, ne shohim kush punon, kush lufton, kush përpiqet, kush organizon,” tha ai.

Veliaj tha se një rikthim i tretë i Sali Berishës në pushtet do të ishte shkatërrues.

“Këtu diskutimi nuk është mandati i tretë i Tiranës, por si guxon të mendojë një rikthim të tretë Sali Berisha, që është pikërisht produkt i këtyre politikave përçarëse. Kujtoni sa nëna janë veshur me të zeza, sa shqiptarë janë përçarë me njëri-tjetrin. Fut përçarjen veri-jug, qytet-fshat, të ardhur-vendali. Ndërkohë, partia jonë, jo vetëm ka rimëkëmbur vendin, por ka shëruar shoqërinë sa herë ka pasur mundësi të punojë dhe të drejtojë e ta bëjë këtë me dashuri,” tha ai.

Kryebashkiaku iu bëri thirrje qytetarëve të Tiranës të mos e marrin seriozisht kryetaren e LSI-së, e cila një ditë më pare, iu tha qytetarëve të prekur nga tërmeti në Kombinat të qëndrojnë në shtëpitë e dëmtuara dhe të mos shpenzojnë bonusin që Bashkia jep për të jetuar në shtëpi me qera, deri në përfundimin e procesit të rindërtimit.

Lexo edhe :  Mbërritja e votave nga diaspora, zyrtarët e OSBE/ODIHR të pranishëm në Parkut Olimpik

“Po shihja kryetaren e LSI-së dhe m’u dhimbs, sepse ndonjëherë është si lapsus frojdjan, sepse të flet gjuha ato që realisht mendon. Iu thoshte qytetarëve në Kombinat, “mos dilni nga shtëpia”! Si të mos dalin nga shtëpia? Nëse inxhinieri thotë se ky pallat është për shembje, nëse është testuar tulla, betoni, themeli, llaçi, janë provuar krisjet, dëmet që ka pallati! Si mund të jesh kaq e papërgjegjshme dhe t’iu thuash njerëzve rrini në shtëpi! Si mund të bësh politikë me jetën e njerëzve?! Pastaj u thoshte, “merrni bonusin e qirasë, por mos dilni nga shtëpia”! Praktikisht u tha vidhni shtetin, vidhni taksapaguesin. Si mund të marrësh bonusin e qirasë, ta fusësh në xhep dhe të dëgjosh një politikane që thotë: rrini këtu, rrezikoni jetën?!”, deklaroi Veliaj.

Këto deklarata ai i bëri pas vizitës të Kryemadhit ditën e djeshme në në kombinat ku u zotua para banorëve se nuk do lejojë që tu tjetërsohet prona.

 

Të fundit

Altin Dumani takim në Prokurorinë e Durrësit: Ndjekje penale për ata që cenojnë votën

Kreu i SPAK-ut Altin Dumani ka zhvilluar një takim ndërinstitucional në Prokurorinë e Durrësit mbi masat për parandalimin e...

Salianji letër nga burgu të rinjve që votojnë për herë të parë: Keni në dorë ndryshimin!

Rreth 115 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kur na ndajnë pak më shumë...

Rrëfimi i Messit: Doja rikthimin te Barcelona, Guardiola mund t’i ketë bërë keq futbollit

Lionel Messi ka bërë një rrëfim për karrierën e tij dhe të ardhmen. Në një intervistë të dhënë për “Simplemente Futbol”, ylli argjentinas pranoi se ka...

OBSH ngre alarmin: 1 në 5 persona vuajnë nga problemet e dëgjimit, trendi në rritje

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se deri në vitin 2030, më shumë se 500 milionë njerëz në mbarë botën do të përballen me forma...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Xhelal Mziu i përgjigjet Ramës: Dibra nuk ta fal!

Drejtuesi politik i qarkut Dibër, Xhelal Mziu, i është përgjigjur deklaratave që kryeministri Edi Rama bëri dje në takimin e tij me banorët e...

Lajme të tjera

Web TV