Qytetari i dëshpëruar nga politika: Vlerësoj deputetin Valteri, punon për shqiptarët (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 30 vite tranzicion, klasa politike shqiptare nuk ka punuar për interesat e qytetarëve dhe taksapaguesve, por secili prej tyre ka pasur për qëllim interesin personal.

Vendimet e politikës kanë qenë gjithmonë kundërthënëse dhe për asnjë moment në dobi të shqiptarëve.

Jo më kot rrjetet sociale bëhen vazhdimisht i vetmi mjet shprehje proteste, sa kohë vota tjetërsohet dhe nuk vlen sa herë ka zgjedhje.

Kjo video e këtij qytetari është virale në rrjet. I zhgënjyer dhe i dëshpëruar si mijëra shqiptarë të tjerë  dhe përgjegjësia shkon për politikën.

Qytetari edhe pse i zhgënjyer nga klasa politike, sërish nuk i ka humbur shpresat. Dhe shpresat janë tek ata të rinj që janë pjesë e politikës. Midis tyre ai vlerëson deputetin Halit Valteri për guximin dhe kontributin në dobi të vendit dhe qytetarëve shqiptarë.

Mesazhi i qytetarit

“Përshëndetje,

jam një qytetar i Shqipërisë edhe kam një hall vërtetë të madh me këtë shtet plehrë. Kemi punuar me djersën e ballit me ndershmëri dhe në fund fundit, fund të dites asgjë nuk na ngel. Jam i revoltuar sepse jam një familjar i rregullt, shoh punën time, por në fund të fundit nuk nxjerr asgjë në dritë me këtë shtet të fëlliqur, me këtë kryeministër që po ikën gjithë rinia shqiptare jashtë vendit. Kemi 30 vite vetëm vjedhin dhe nuk mendojnë për popullin e vet po ama nje dit kan me i paguar të gjtiha ato që vjedhin me krahët e shqiptarëve që punojnë me djersën e ballit.

Bravo i qoftë deputetit Valteri, ai u tregua burrë dhe nuk i ha për asnjë sepse e do vendin e vet, e do Shqipërine, e do vëllain e vet dhe e do shtetin e vet. Uroj me gjithë shpirt që Valteri të jetë kryeministër i Shqipërisë, ai është burrë. I uroj suksese, se gjithë të tjerët janë plehra, të mos e prish gojën, se nuk më lejon edukata, por ashu është e vërteta, se ky shteti jonë 30 vite ia mori shpirtin këtij populli. Uroj që kjo video të kuptohet edhe të jetë mesazh për të gjithë ato që kanë mend, mendojnë për këtë popullin shqiptar mos mendojnë veç për xhepat e vet sepse s’kanë me marrë gjë në jetë. Ju uroj gjithë të mirat në jetë, respekte”, shprehet qytetari./Re.D/Fjala.al

Lexo edhe :  Rama ndan pamje nga spitali i Lezhës/ Qytetarët do të gjejnë hapësira dinjitoze

Të fundit

Thahet luledielli në Tërbuf! Fermerët kanë mbjellë 600 hektarë por s’gjejnë treg

Në fushën e Tërbufit, temperaturat e larta, mungesa e ujit për vaditje dhe farat me cilësi të dobët kanë...

Tatuazhet sekrete të mumjes siberiane janë nxjerrë në dritë

Ashtu si Ötzi, kjo mumje siberiane u ruajt e paprekur nga akulli: mbi trupin e tij ishte një bestiar i tërë kafshësh të vërteta...

Zbulohet baza sekrete bërthamore e Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka një bazë raketash sekrete, të pa raportuar më parë, pranë kufirit të saj verior me Kinën, e cila mund të...

SHBA vendos sanksione ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në Hagë

Qeveria amerikane ka vendosur përsëri sanksione ndaj gjyqtarëve dhe ndaj prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Këto sanksione u vendosën "në përgjigje të kërcënimeve të...

Ish-zv.drejtori i AKSHI-t u zhduk për 10 orë, gazetarja Lala: Kishte marrë para me fajde

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me lëvizjet e kryera pak para se ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima të zhdukej për 10 orë....

Lajme të tjera

Web TV