Plagosja e çiftit në Allias, në kërkim dy nga tre autorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agresioni dhe plagosja e dyfishtë në vilën e një biznesmeni në Allias, tashmë njeh dy të dyshuar. Policia pretendon se ka mundur të shkojë deri tek mekanizmi se si ka ndodhur gjithë ngjarja e rëndë.

Historia që duket se zë fill nga një punonjës i punishtes në katin e parë të vilës së sulmuar me armë, ka vijuar nga 3 persona. Dy mendohet se kanë hyrë brenda dhe një i tretë ka qëndruar në rrugë me mjet për të kryer edhe lëvizjen.

Dëshmitë e njëpasnjëshme të dhënë nga Afërdita Laze dhe e bija, kanë bindur hetuesit që agresorët dhe plagosësit e tyre janë djem të zonës, që njohin mirë mënyrën se si grabitet, pasi njëri prej tyre mësohet se është edhe me precedentë të mëparshëm kriminalë në këtë fushë.

Sipas të dhënave të policisë saktësohet se mbrëmë ka mundur të flasë edhe Petrit Laze, kryefamiljari që ka dalë tashmë nga gjendja e rëndë shëndetësore. Ai ka rrëfyer detaje të rëndësishme për hetimin, pasi është ngritur edhe më vonë se sa gruaja dhe vajza që janë përballur me dy djemtë e armatosur.

Nga të komunikuarit me ta, Petrit Laze ka kuptuar se ata kanë qenë në dijeni të gjithë shumës që ai mbante në shtëpi. Ata i kanë kërkuar çelësin e kasafortës e për pasojë ai ka refuzuar.

Ka qenë ky pikërisht shkaku që e kanë qëlluar me plumb në bark, me idenë për ta detyruar që ai të tregonte. Madje burri ka treguar se kanë tentuar edhe ta lidhnin, për shkak se ka qenë i fuqishëm fizikisht.

Por vajza e çiftit, nga dhoma e gjumit e vetja ka telefonuar dajën e vet e për pasojë është vënë shpejt në lëvizje edhe policia, lëvizje që në fakt rezultoi shumë vonë për të ndërhyrë të paktën në kushte flagrance.

Lexo edhe :  Mashtronin me shitjen e apartamenteve në Tiranë, në pranga dy persona, në kërkim noterja

Ndonëse kjo gjë nuk ndodh thuajse në asnjë rast të tillë, plagosja e dyfishtë në atë orë në një banesë që është vetëm pak 2-3 minuta larg një komisariati policie, është alarm i madh për gjendjen në të cilën gjendet ‘ndihma e parë policore’!  n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Kapexhiu flet për Berishën dhe Ramën: Kanë mbetur në histori

Artisti Bujar Kapexhiu, I ftuar në emisionin “Të Pekspozuarit” në MCN TV u shpreh kundër thirrjeve për të larguar...

Konstandini dhe trashëgimia: Nga ura e Milvës te ringjallja e Bizantit

Në labirintin e kohës, 25 korriku nuk është thjesht një datë në kalendar, por një nyje rrëfimesh ku historia nuk ecën me hapa të...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Ka shume gjase qe çiftet qe kane pasur prej kohesh probleme te mendojnë te ndahen sot. Për disa do jete zgjidhja me e mire...

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Lajme të tjera

Web TV