Qethi vajzën sepse dashuronte një serb/ Franca dëbon familjen boshnjake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet franceze kanë dëbuar një familje nga Bosnja dhe Hercegovina pasi ata kishin rrahur vajzën e tyre dhe ia kishin qethur flokët vetëm për shkak të vendimit të saj, që të martohej me një serb. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme Franceze, njoftoi Reuters.

Në komunikatën e ministrisë thuhet se pesë anëtarë të familjes së vajzës, të cilët jetonin në qytetin lindor të Besancon, u deportuan në Sarajevë këtë mëngjes, më 24 tetor.

“Ky dëbim nga territori kombëtar është pasojë e sjelljes së papranueshme të familjes në gusht të këtij viti, përkatësisht rrahjes dhe rruajtjes së flokëve të një vajze që ishte e dashuruar me një të ri serb, një person i një feje tjetër,” sqaroi ministria.

Deklarata shton se vajza e mitur do të mbetet nën përkujdesje të shërbimit social dhe pasi të mbushë moshën madhore, ajo do të fitojë të drejtën e qëndrimit në Francë.

Mediat franceze njoftuan në gusht të këtij viti se familja boshnajke Zairoviç kishte rrahur një vajzë myslimane 17-vjeçare nga Bosnja dhe Hercegovina dhe ia kishte rruar flokët vetëm sepse ajo dëshironte të martohej me një serb 20-vjeçar./REL

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Djaloshi “rrëmben” vëmendjen e të gjithëve, bën shqiponjën gjatë ekzekutimit të himneve

Në “Arena Kombëtare” luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit. Gjatë ekzekutimit të...

Altin Dumani ndjek Shqipëri-Serbi, kreu i SPAK në shkallët e ‘Arenës Kombëtare’

Kreu i SPAk, Altin Dumani, është i pranishëm në "Arenën Kombëtare" në mbështetje të Shqipërisë, e cila po luan kundër Serbisë. /e.t

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

Disa ditë më parë, ata u paraqitën në mënyrë demonstrative në harmoni me njëri-tjetrin, po tani kjo harmoni ka marrë fund - ndoshta përgjithmonë....

Starton ndeshja Shqipëri-Serbi/ Miliona shqiptarë ‘sytë’ nga kryeqyteti

Ka startuar ndeshja e mbrëmjes së sotme mes Shqipërisë dhe Serbisë, ndeshje e cila luhet në stadiumin kombëtar Air Albania. Stadiumi është i mbushur plotë...

14-vjeçari bie nga lartësia e katit të 6 të një apartamenti në Yzberisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Yzberisht, ku një 14- vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga kati i 5-të i një pallati në...

Lajme të tjera

Web TV