Kalon Amnistia, Spartak Braho: Shteti nuk duhet të trembet nga të liruarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse sot Komisioni i Ligjeve ishte bashkuar për të diskutuar mbi amnistinë, Spartak Braho ka shfrytëzuar rastin t`iu thotë shqiptarëve se lirimet e fundit të përfolura si skandaloze nuk e trembin shtetin.

Edhe pse ata s`janë pjesë e paketës së kaluar tashmë nga ky komision, Braho nuk ka ngurruar ta mbështesë lirimin e dy anëtarëve të bandës së Durrësit, e madje as të ndonjë të ‘forti’ tjetër që thuhet se është gati për të fituar lirinë.

Komisioni për Sigurinë Kombëtare mori në shqyrtim projektligjin për “Dhënie Amnistie”! Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u shpreh se jo të gjithë mund të përfitojnë nga amnistia, kryesisht kur behët fjalë për kryerjen e krimeve të rënda.

“Për sa i përket kategorive të burrave që nuk përfitojnë nga ulja e dënimit, filloi të ketë revoltë publike edhe në ditët e fundit pasi nuk mundet të përfitojnë të gjithë amnisti kur ka të bëjë me vepra kriminale me rrezikshmëri të lartë.”

Deputeti Braho, i pranishëm në këtë komision, shprehu qëndrimin e tij në mbrojtje të amnistisë, duke theksuar se amnistia si fenomen është tregues i një shteti të fortë. Në lidhje me draftin e propozuar, Braho tha se ky draft nuk shpreh amnisti, por falje.

“Sa i përket këtij drafti nuk është amnisti por falje, pasi kur nga 5400 lirohen 164, nuk ka amnisti. Amnistinë e bën Kuvendi. Unë jam për amnisti. Drafti juaj është njëlloj me amnistinë e vitit 2016, vetëm se keni hequr 2 dispozita. Ne duhet të jemi më humanistë me gratë dhe moshat e reja. Pse i mbani në burg moshat e reja? Ai shtet që bën amnisti është shtet i fortë, jo i dobët. Nuk trembet shteti nga ata që amnistohen a dalin nga qelitë”, u shpreh Braho.

Ministrja Gjonaj, nga ana tjetër, tha se gratë janë ato që më së shumti do të përfitojnë nga kjo amnisti, përveç rasteve kur krimet janë shumë të rënda dhe lidhen me fëmijë.

“Për sa i përket grave kemi qenë dakord që të përfitonin nga amnistia. Burrat nuk përfitojnë ndërsa gratë po, përveç atyre që kanë kryer krime shumë të rënda që lidhen sidomos me fëmijët. Që në fillim e filluam me idenë që të jetë një amnisti ku do të përfitojnë të gjitha gratë nga ajo”- tha Ministrja e Drejtësisë.

Lexo edhe :  Gjykata austriake lë në burg 36 vjeçarin shqiptar, mbajti mbyllur gruan për 10 vite

Kategoritë që përfitojnë sipas vendimit të qeverisë

  1. Amnistohen personat e dënuar meshkuj me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ, për dënime të dhëna,deri në datën 30.09.2019, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.
  2. Amnistohen personat e dënuar femra dhe të mitur me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ, për dënime të dhëna deri në datën 30.09.2019, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.
  3. Amnistohen personat e dënuar meshkuj me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet.
  4. Amnistohen personat femra dhe të mitur të dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet.
  5. Amnistohen personat e dënuar femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç.
  6. Amnistohen personat e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç.
  7. Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.
  8. Të gjithë të dënuarve femra dhe të mitur që nuk plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, sipas paragrafëve 2, 4, 5 dhe 7 të këtij neni, u zbritet 1/3 e dënimit të mbetur, pavarësisht kritereve ndaluese të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji. Nuk përfitojnë sipas këtij paragrafi, personat e dënuar përsëritës të së njëjtës vepër penale. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV