22-vjeçari arrestohet në Rinas, tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 22-vjeçar është arrestuar, pasi tentoi të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së edhe pse nuk kishte dokumentacion të rregullt.

Mësohet se gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervistimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, ky shtetas, duke qenë se nuk justifikonte qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen, i ka ofruar punonjësit të policisë 50 euro, për ta lejuar që të vijonte udhëtimin.

Mbi 22-vjeçarin rëndon akuza “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe 21.900 paund, të cilat nuk ishin deklaruar.

Në lidhje me këtë rast, autoritetet kanë proceduar penalisht një 35-vjeçare me shtetësi angleze.

E arrestuara akuzohet për “Mosdeklarim i të hollave apo sendeve me vlerë në kufi”./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme

Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e...

Kush është Margo Martin, gruaja “hije” e Trump që e ndjek kudo

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë blu të çelët dhe kravatë ngjyrë burgundy, presidenti Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë...

Një zbulim që mund të rishkruajë historinë e lundrimit

Zbulimi i anijes 3,300-vjeçare në ujëra të thella pranë brigjeve të Izraelit përmbys idetë tona për aftësitë detare të qytetërimeve të lashta Një zbulim arkeologjik...

Zgjedhjet mbaruan, por kush do jenë ministrat? IA zbulon qeverinë e re të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një kohë ku të gjithë presin...

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u pyet mbi një çështje...

Lajme të tjera

Web TV