Berisha: Si jetova 46 vjet në diktaturë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha mbushi 76 vjeç më 15 tetor. Ai është presidenti i 5-të dhe kryeministri i 32-të në historinë e shtetit shqiptar. Por 46 vjet të jetës së vet ai i ka kaluar në diktaturë.

Në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” Berisha rrëfeu se si ka qenë jeta e tij në diktaturë, vite që përkojnë që në çlirimi i vendit, kohë kur ai lindi deri ditën që ajo diktaturë u rrëzua. …

-Zoti Berisha, si kanë qenë 76 vite jetë dhe si iu janë dukur këto tre dekada në politikë?

-Po t’i referohemi jetës në diktaturë dhe jetës në liri është një dallim esencial si ai midis dy gjysmave të hënës. Jeta në diktaturë më gjithë përpjekjet dhe investimin tim të jashtëzakonshëm me ato mundësi që kam pasur, kur e rishikoj nga vitet e lirisë, ajo për mua është një jetë e amputuar, në kuptimin që nuk do donte askush ta jetonte.

Është një jetë në publicitet, në dyjëzim të plotë ku tjetër mendoje dhe tjetër thoje për shkak të rrethanave dhe shtypjes diktatoriale. Ishte një jetë në të cilën koha nuk ishte e jotja, ishte e diktaturës.

Përveç rrënimit të karakterit njerëzor që përjeton individi në diktaturë, në Shqipëri përjetuam dhe pasoja të cilat nuk i përjetoi asnjë diktaturë tjetër në Europë. Në Shqipëri ishte një diktaturë e 3-fishtë: diktaturë e dhunës, shtypjes dhe luftës së klasave, diktaturë e tmerrshme e izolimit më të thellë, e shkëputjes totale të vendit nga bota dhe së fundi diktaturë e mjerimit dhe e skamjes.

Pra, Shqipëria mund të konsiderohet pa asnjë mëdyshje si laboratori i aplikimit më stalinist të dogmës marksiste leniniste. Unë kam qenë një mjek i apasionuar, me një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj profesionit tim dhe dashuri të madhe për profesionin tim.

Në ato kushte jam përpjekur të bëj më të mirën, për të sëmurët, studentët dhe karrierën time profesionale mjekësore. Këto do thoja unë për vitet e diktaturës të cilat janë më shumë se 4 dekada të jetës sime.


la.mi; ke.ba/Fjala.al

Të fundit

Pse po përshkallëzohen luftërat që Trump premtoi se do t’i përfundonte?

Analizë nga Brett H. McGurk | CNN | Gjatë fushatës elektorale, Donald Trump premtoi se do t’i jepte fund luftës...

Berisha: Farsa e 11 majit, hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, denoncoi atë që ai e quan si “farsë elektorale” duke e konsideruar si “më...

Thashethemet “ndezin” rrjetin, Angelina Jolie dhe Johnny Depp në një romancë të fshehtë ?

Prej kohësh qarkullojnë thashetheme për një lidhje të mundshme dashurie midis Johnny Depp dhe Angelina Jolie.  Ata u takuan në xhirimet e filmit të...

Bota nuk mund të rrijë duarkryq ndërsa Gaza po përballet me urinë masive

Nga José Andrés Katërdhjetë vjet më parë, ndërgjegjja e botës u trondit thellësisht nga imazhet e fëmijëve të dobësuar dhe foshnjave të uritura që vdisnin...

Yamal, Leo Messi i ri?/ Pep Guardiola: Është si të krahasosh një piktor me Van Gogh-un

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, dha një intervistë të gjatë për GQ Hype, në të cilën foli edhe për Lamine Yamal, një nga fenomenet e ardhshme të futbollit,...

Lajme të tjera

Web TV