Dekreti i kthyer i Metës, Kuvendi mblidhet sot për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse BE i tha të presë opininion e Komisionit të Venecias, Kuvendi i Shqipërisë nuk ka humbur kohë për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor pas kthimit në Kuvend nga Presidenti i Republikës.

Kodi Zgjedhor është futur në diskutimet e rendit të ditës së sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në orën 12:00.

Mazhoranca nuk pritet të bëjë asnjë ndryshim në Kodin Zgjedhor, duke e kaluar menjëherë për votim në seancën plenare të radhës.

Më herët komisionerit europian Oliver Vahelyi i kërkoi kryeministrit Rama që të priste vendimin e Komisionit të Venecias për të miratuar ndryshimet, një thirrje që u refuzua nga kreu i qeverisë.

Presidenti Ilir Meta ktheu të premten që shkoi për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor që erdhën pas ndryshimit të Kushtetutës më 30 korrik.

Heqja e formulës ekzistuese të koalicioneve, vendosja e pragut kombëtar 3% dhe hapja e listave ishin tri ndryshime që u bënë pa konsensusin e opozitës politike në fillim, por që më pas edhe deputetët e opozitës së re, pasi kuptuan se çfarë po ndodhte me Kodin, u pozicionuan kundër.

Por megjithatë mazhoranca e miratoi në Parlament me 94 vota, 10 më tepër sesa numri minimal i votave që duhen në Parlament për të bërë ndryshime në Kod./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Egli këndoi “Mora Fjalë”, Albina Kelmendi: Turp të kesh!

Eftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë artistja e njohur...

50 dështime! Kuvendi i Kosovës në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Kuvendi i Kosovës tashmë numëron 50 përpjekje të dështuara për të konstituuar veten pasi ende nuk ka vota për të zgjedhur kryeparlamentarin. Seanca u...

Pushuesi nga Maqedonia e Veriut ndërron jetë në plazhin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku një pushues nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar...

Spartak Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, plugu do futur më thellë

Nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krijimit të Organizuar në vitin 2016, kjo strukturë ka goditur zyrtarë të lartë kundër korrupsionit,...

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me USS George Washington në Detin...

Lajme të tjera

Web TV