Moskokëçarja nuk kursen as flamurin shqiptar në basketboll

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Avni Ponari
Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit

Kampionatet kombëtare nuk arritën të zgjonin nga agonia MASR-në, ndërsa ekipet kombëtare i zgjuan, por si duket nga agonia e thellë nuk patën shikim të qartë dhe ecën duke shkelur mbi flamur. Tashmë pandemia mbush 8 muaj nga bllokimi i aktiviteteve zyrtare të basketbollit në Shqipëri, dhe përgjigja nga MASR për të rifilluar ose jo, erdhi dje.

Aq shumë pritje saqë vendet fqinje po bëjnë disa javë që kanë vazhduar aktivitetet e tyre kombëtare, ndërsa ne u bëmë gati për nisje, me mendimin se tashmë rruga e vetme ishte rifillimi, por në Shqipëri menefregizmi për sportin nuk ka fund! Në një kohë që FIBA pret listat përfundimtare të ekipeve kombëtare femra dhe meshkuj, ne vazhdojmë në paraburgim pa pasur akuza. MASR thotë “JO!”.

Ekipi kombëtar femra, dje duhej të fillonte grumbullimin nën drejtimin e trajneres Mirza Alibegaj, në mënyrë që të fitonte kohën minimale për përgatitje në prag të ndeshjeve më datë 12 dhe 14 nëntor 2020, kundër ekipeve kombëtare të Turqisë dhe Lituanisë. Dje u kujtuan se ka dhe basketboll në Shqipëri, sollën përgjigjen që duhet ta sillnin muaj më parë.

Sollën përgjigje negative edhe pse FSHB në bashkëpunim me FIBA ka hartuar të gjitha procedurat Anti-“Covid-19” për zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë, edhe pse vendet fqinje po kalojnë në fazë për zhvillimin e procedurave për rikthimin e tifozerisë. Ekipi kombëtar meshkuj duhet të grumbullohet sa më parë për përfaqësimin e Shqipërisë më datë 26 dhe 28 nëntor 2020, kundër ekipeve kombëtare të Bjellorusisë dhe Portugalisë.

Pavarsisht mungesës së kampionateve kombëtare, lojtarët dhe trajneri Afrim Bilali janë të gatshëm për të përfaqësuar sa më mirë Shqipërinë dhe për të dhënë një sinjal për rikthimin e normalitetit në basketboll. Dëshira është e madhe, por burokracitë po çojnë drejt asfiksimit total të basketbollit në Shqipëri. Përfaqësimi i Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare është detyrim i FSHB-së i përcaktuar sipas Ligjit të Sportit të hartuar nga shteti Shqiptar.

Lexo edhe :  Dy kuvendet në Prishtinë/ Rama këshilla për dialogun, Kurti me tone fushate

Organizimi i ekipeve kombëtare faturon një kosto të majme për FSHB, në funksion të “grantit” vjetor që akordohet nga shteti Shqiptar për nasketbollin. Pjesëmarrja ka kosto të mëdha, por mospjesëmarrja ka kosto edhe më të mëdha, të përllogaritura deri në 100 mijç euro, një faturë më e madhe se granti vjetor për basketbollin në Shqipëri. Shprehjen “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”, tashmë na erdhi radha ta përdorim dhe ne.

Kërkojmë zgjidhje, dhe nëse nuk ka ide mund të kopjojmë nga vendet fqinje. Pandemia kërkon kujdes, shëndeti është parësor, por vendet fqinje (pa përmendur vendet e zhvilluara evropiane) e kanë të qartë se shëndeti është sa fizik dhe psikologjik. Mund të jesh i vdekur edhe nëse merr frymë! Sporti, Arti dhe Kultura japin vlera shpirtërore, tejet të rëndësishme për mirëqenien e njeriut.

Vlerat po zhduken, po shkelen, dhe kujdesi për mirëqenien shihet sot për sot, a thua sikur nuk do të ketë më jetë pas “Covid-19”! Në prag të aktiviteteve ndërkombëtare, mbetemi me flamurë në gjysmë shtizë dhe kemi vetëm një pyetje për MASR-në: “Çfarë do të bëjmë me flamurin shqiptarë?”

Të fundit

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025! Kush është ‘Shkodra Elektronike’?

Kënga ‘Zjerm’ e kënduar nga ‘Shkodra Elektronike’ është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në...

Lajme të tjera

Web TV