621 persona janë gjobitur nga policia për mosmbajtje të maskës në 24 orë

621 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin.

Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë të gjithë personat që nuk kanë mbajtur maskë në ambientet publike.

Mësohet se strukturat  e Policisë kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

la.mi/Fjala.al