Pornografi me fëmijët, kush është shqiptari në mesin e 18 më të kërkuarve në Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes 18 dhunuesve seksualë më të kërkuar në Europë është dhe një shtetas nga Kosova, i identifikuar si Nesat Bego.

Europol nisi një fushatë dhe krijoi një faqe në internet me fotot, detajet personale dhe informacionet rreth veprave penale.

Fushata është nisur në 18 vende evropiane, për faqen e webit e të arratisurve më të kërkuar të BE-së mund të arrihet nga çdo vend, shkruan today.rtl.lu.

Bego akuzohet se sulmoi seksualisht një fëmijë nën moshën 11-vjeçare në Luksemburg. Gjatë seancës gjyqësore, e cila u mbajt në dhjetor të vitit 2018, Bego nuk ishte i pranishëm.

Ai u dënua nga gjykata penale në Luksemburg me pesë vjet burg. Thuhet se Bego është arratisur nga Luksemburgu.

Europol ka njoftuar se do të shpërndajë shpesh fotot e tyre përmes mediave në internet gjatë katër javëve të ardhshme dhe u bën apel të gjithëve që të raportojnë në polici ose në mënyrë anonime përmes faqes se webit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, tha të mërkurën shefja e...

Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës

Avokati i njohur, Saimir Visha ka arritur që të fitojë një nga betejat më të rënda të jetës së tij. Ai ka mundur që...

Rikthehen reshjet e shiut? Parashikimi i motit

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera –...

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike në botë, dhe sigurisht monumenti...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Lajme të tjera

Web TV