Gjermania me 2 nëntor nis izolimin për një muaj

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka njoftuar ditën e mërkurë izolimin e pjesshëm që do të nisë ditën e hënë me datë 2 nëntor.

Izolimi i pjesshëm është një version i lehtësuar dhe më pak intensiv krahasuar me masat e pranverës së kaluar.

Kufizimet e reja për muajin e ardhshëm

  1. Restorantet dhe baret do të mbyllen, përveç delivery
  2. Eventet publike do të anulohen përsëri
  3. Udhëtimet e panevojshme nuk janë të këshillueshme
  4. Qëndrimi gjatë natës në hotele, me përjashtim të situatave emergjente, është i ndaluar
  5. Të gjithë ata që mund të punojnë nga shtëpia duhet ta bëjnë
  6. Takimet në publik do të kufizohen në vetëm dy familje me deri në 10 persona gjithsej.
  7. Objektet e argëtimit si teatrot dhe kinematë do të mbyllen
  8. Qendrat e rekreacionit publik si pishina, palestra dhe sauna do të mbyllen

Çfarë lejohet

  1. Shkollat ​​dhe kopshtet do të qëndrojnë të hapura
  2. Shërbimet kishtare dhe protestat do të lejohen
  3. Azilet do të pranojnë vizitorë.
  4. Dyqanet do të qëndrojnë të hapura, me një klient të lejuar për 10 metra katrorë

Merkel në një konferencë tregoi se numri i njerëzve në njësitë e kujdesit intensiv është dyfishuar në 10 ditët e fundit, dhe se në shumë zona nuk ishte më e mundur të gjurmohen zinxhirët e infeksionit. Në 75% të rasteve, burimi i infeksionit është i panjohur.

Nëse infeksionet vazhdojnë me këtë ritëm, ne do të jemi në kufijtë e kapaciteteve të sistemit tonë shëndetësor,” tha ajo.

Kancelarja premtoi se firmat e goditura nga masat e reja do të marrin mbështetje ekonomike. Kompanitë me deri në 50 të punësuar dhe të vetëpunësuarit do të marrin 75% të të ardhurave të tyre si mbështetje.

Lexo edhe :  VIDEO: Momenti i vrasjes së politikanit ukrainas

Sipas raporteve të medias, një total prej 10 miliardë eurosh janë caktuar për mbështetje.

Deri tani, qeveria e Merkel ka gëzuar nivele të larta të mbështetjes për masat e vendosura për të luftuar pandeminë dhe Gjermania ka dalë relativisht mirë në krahasim me shumë fqinjë të saj europianë.

Por angazhimi publik ka ndryshuar dhe kritikat në mesin e popullatës për masat e përcaktuara nga qeveria janë në rritje. /Re.D/Fjala.al