Momenti kur tërmeti shkatërron pallatin në Turqi (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky është momenti i frikshëm kur tërmeti 6.6 i shkallës Rihter shkatërron një pallat në Turqi.

Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, janë shembur disa ndërtesa mes tyre edhe një pallat, por deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me numrin e të lënduarve.

Ndërkohë përmes një postimi në Twitter ministri Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu shrkuan se deri më tani sipas informacioneve janë shembur 6 ndërtesa në Bornova dhe Bayraklı.

Lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa.  Qendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar.

Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave bën me dije se epiqendra ishte në detin Egje, 17 kilometra larg qytetit të Izmirit, dhe magnituda ishte 6.9, ndërsa Agjencia Amerikane e Gjeologjisë thotë se tërmeti ishte i madhësisë 7, i shkallës rihter, me një thellësi prej 2 kilometrash në afërsi të ishullit të Samosit.

Në ishullin grek janë shkatërruar disa banesa, por deri më tani nuk ka raportime për viktima./Re.D/Fjala.al

 

Të fundit

 Unaza e grusht-shteteve që po revolucionarizon Afrikën

Artikulli i Zachariah Mampilly trajton valën e grusht-shteteve në rajonin e Sahelit në Afrikë gjatë gjashtë viteve të fundit,...

“SHBA, gati për dialog me Iranin. Nuk kemi plan për sulme të reja”

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Irani nuk do të guxojë të sfidojë ish-presidentin Donald Trump, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara...

Izraeli shënjestron Bushehrin, alarm për sigurinë bërthamore në Iran

Të dielën në mëngjes, më 22 qershor, janë raportuar shpërthime të fuqishme në qytetin jugperëndimor të Iranit, Bushehr, sipas raportimeve nga mediat shtetërore iraniane. Bushehri,...

Zjarret në Divjakë dhe Lushnje, arrestohet një 64-vjeçar

Gjatë orëve të fundit, dy zjarre aksidentale kanë përfshirë sipërfaqe me pemë dhe tokë bujqësore në zonat e Divjakës dhe Lushnjes. Policia njofton se ka...

Festa e titullit kampion, 3 tifozë rrëzohen nga tribuna dhe 81 të plagosur në spital

Tre tifozë në Algjeri kanë humbur jetën pasi ranë nga kati i dytë i stadiumit sepse një barrierë sigurie në katin e sipërm u shemb. Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV