Zelanda e Re voton pro legalizimit të eutanazisë dhe kundër kanabisit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zelanda e Re gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 17 tetorit realizoi një referendum mbi legalizimin e eutanazisë dhe kanabisit.

Rezultatet paraprake të shpallura ditën e premte tregojnë se 65.2% e votuesve janë pro legalizimit të eutanazisë dhe vetëm 33.8% votuan kundër.

Kjo fitore është arritje për grupin e aktivistëve të cilët lobojnë për të drejtën për të vendosur vetë për jetën.

Sipas tyre, kur njerëzit vuajnë nga dhimbje ekstreme dhe nuk kanë aspak shpresë për të jetuar, është dinjitoze të vendosin vetë nëse duan të vazhdojnë në atë gjendje ose jo.

Rezultatet e referendumit mbi eutanazinë janë përfundimtare dhe akti normativ do të hyjë në fuqi 12 muaj më vonë, në 6 nëntor 2021.

Për vite me radhë, mbështetja për eutanazinë ka qenë 60-70% në sondazhe, me një mbështetje të gjerë nga i gjithë spektri politik, duke nisur nga kryeministrja Jacinda Ardern e deri te liderja e opozitës Judith Collins.

Akti përshkruan kriteret për ata që mund të aplikojnë për t’i dhënë fund jetës së tyre, duke përfshirë që personat të jenë mbi 18 vjeç, shtetas të Zelandës së Re, që vuajnë nga një sëmundje terminale që do t’i japë fund jetës së tyre brenda gjashtë muajsh dhe që “kanë një rënie të konsiderueshme dhe të vazhdueshme të aftësive fizike ”, kanë “vuajtje që nuk mund të lehtësohen” dhe janë në gjendje të marrin një “vendim”për vdekjen e tyre.

Votimi e bën Zelandën e Re vendin e shtatë në botë që legalizon vdekjen e asistuar.

Përsa i përket çështjes së legalizimit të kanabisit, pati fatin e kundërt. Rreth 46.1% e banorëve votuan pro legalizimit të tij dhe 53.1% votuan kundër.

Lexo edhe :  Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Këto rezultate janë paraprake dhe mbështetësit shpresojnë deri në datën 6 nëntor për një kthim të rezultatit, megjithatë besohet se nuk do të përbëjë asnjë ndryshim.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se ajo votoi pro për të dyja pyetjet e referendumit. Ardern kohët e fundit është shprehur se ka përdorur kanabis “shumë kohë më parë”. /Re.D/Fjala.al

Të fundit

Shpëtoi 3 të aksidentuarit, Proda i akordon certifikatën inspektorit Klajdi Mustaj

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua ceremonia për dorëzimin e certifikatës së akorduar...

Përballja e shumëpritur: “Manipuluesi” Putin kundër “emocionalit” Trump

Financial Times Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë një histori takimesh të çuditshme. Ishte takimi i tyre i parë në Gjermani, kur Trump ia konfiskoi shënimet...

Ndërtimet e paligjshme, minimumi 500 mijë lekë gjobë kush nuk i prish vetë

Tashmë që ka përfunduar faza e konstatimeve dhe njoftimeve paraprake, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Qarkun e Korçës ka nisur verifikimet në terren...

Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë

Bashkimi Evropian pjesën më të madhe të gushtit është në pushim të verës, pa seanca plenare të Parlamentit Evropian, pa mbledhje të Këshillit dhe...

Situatë kritike nga zjarret në Gramsh, urdhërohet evakuimi i tre fshatrave

Situata nga zjarret paraqitet kritike edhe në zonën e Gramshit. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, flakët kanë avancuar drejt zonave të banuara në të...

Lajme të tjera

Web TV