“Bosnjë-Hercegovina t’i heqë vizat për kosovarët”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kërkoi që Bosnje e Hercegovina t’i heqë vizat për shtetasit e Kosovës.

Hoti e parashtroi këtë kërkesë gjatë një bisede telefonike që zhvilloi me kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç.

Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Hoti po ashtu shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për hapjen e Zyrave Ndërlidhëse midis dy vendeve.

“Kryeministri Hoti e ka falënderuar z. Xhaferoviç për nismën e tij për njohjen e Republikës së Kosovës nga Bosnje e Hercegovina, ndërkohë që ka kërkuar vazhdimin e angazhimit të tij për heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me qëllim të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit midis dy vendeve”, thuhet në komunikatë.

Presidenca tripalëshe e Bosnje e Hercegovinës, në muajin shtator, ka votuar kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Kjo kërkesë ishte vendosur në rend dite me propozimin e anëtarit kroat të presidencës, Zhelko Komshiç, ndërsa ishte mbështetur edhe nga anëtari boshnjak, Shefik Xhaferoviç.

Por, për të marrë një vendim në këtë presidencë duhet konsensus nga të tre anëtarët. Anëtari serb, Millorad Dodik, ka votuar kundër.

Çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës është vendosur në rend dite para Presidencës tripalëshe të Bosnje e Hercegovinës sërish në muajin tetor, por kjo pikë më pas është tërhequr nga rendi i ditës, për shkak të mungesës së konsensusit.

Bosnje e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt, 2008.

Bosnje e Hercegovina dhe Kosova aplikojnë regjim të vizave për qytetarët e njëra-tjetrës./rel/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV