Thaçi darkon me Grenell, ja çfarë u diskutua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kur ke ekonomi vibrante dhe njerëz që participojnë në ekonomi, në rrugë dhe mënyra të reja që gjenerojnë vende pune më të mira, konfliktet politike bien poshtë sepse vetëm atëherë njerëzit fokusohen në jetën e tyre të përditshme”.

Me këtë mesazh i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell dërgoj mesazhe për realitetin e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë dhe qëllimet që duan të arrijnë në marrëveshjen finale.

Ai u shpreh se vendet nuk mund të ecin përpara për t’ua siguruar qytetarëve një mirëqenie më të mirë sociale pa zhvillim ekonomik përmes investimeve të huaja. E këto investime Grenell tha se janë duke u penguar nga konfliktet politike.

“Ne duam të bëjmë progres në këtë rajon, në Kosovë dhe Serbi ne aspektin ekonomik, njerëzit e rinj duan punë. Njerëzit e Kosovës meritojnë të kenë punë të reja dhe të ardhme të ndritur dhe ajo çfarë po mundohem të bëjë është t’i shikojmë këto probleme që kanë ngecur në tavolinë dhe që kanë impakt ekonomik. Ne duam t’i shtyjmë dy qeveritë dhe liderët e Kosovës dhe Serbisë që të thonë shikoni njerëzit dhe vazhdoni të ecni para me punë, komuniteti i biznesit amerikan dhe evropian duan të vijnë dhe të investojnë në këtë rajon, por është e pamundur për shkak të konflikteve politike”- tha Grenell.

Grenell tha se do ta vizitojë edhe Beogradin me qëllim që të çojnë përpara një grumbull projektesh që vendet të krijojnë një energji ekonomike, por pa u përfshirë në debate politike gjë që do të shkaktonte kthim pas.

“Ajo çfarë po mundohemi të bëjmë është që të shikojmë para, të krijojmë një energji ekonomike duke shtyrë para një grumbull projektesh dhe ideve të reja që do të prodhonin punë, të paguara mire.
Kjo është e gjitha çfarë na duhet dhe presidenti Trump është i fokusuar në këtë. Kjo është ajo që do e bëjë këtu, nuk do të përfshihem në debate politike sepse mendoj që ajo është një shikim prapa”- u shpreh Grenell.

Lexo edhe :  Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Ndërsa presidenti, Hashim Thaçi tha se roli i presidentit Trump do të jetë vendimtar në marrëveshjen finale. Ambasadori Grenell do të qëndroj në Prishtinë edhe gjatë së enjtes për tu takuar me udhëheqësit e partive pretendente për krjijimin e Qeverisë. Më pas do të udhëtoj drejt Beogradit për t’u takuar me përfaqësuesit e skenës politike serbe.

Të fundit

Dy aksidente me autobusë brenda pak orësh, 13 viktima dhe mbi 60 të plagosur

Të paktën 13 persona humbën jetën dhe më shumë se 60 u plagosen në dy aksidente me autobusë në...

“Kursk”, heshtja prej çeliku në fund të detit

12 gusht 2000 - mbytja e nëndetëses bërthamore ruse  Nga Leonard Veizi Deti është një pasqyrë e pafund dhe një gur varri i përjetshëm. Ai ruan...

Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Këtë verë, shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, është shfaqur dy herë në zemër të establishmentit amerikan, duke marrë pritje të ngrohta nga...

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe ka ngritur dyshime të fort...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

Lajme të tjera

Web TV