Dieta e buzëqeshjes, ushqimet që duhen ngrënë për të luftuar depresionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Depresioni mposhtet në tavolinë me një dietë të shëndetshme që ka në bazë frutat, perimet, peshk dhe mish pa yndyrë. Është kjo ajo që ka zbuluar një studim bazuar tek të rinjtë me shqetësime depresive, të cilët ndryshuan dietën e tyre për tre javë.

Studimi i publikuar në revistën shkencore ‘PloS One’ u krye nga Heather Francis i Macquarie University, në Australi dhe bëhet fjalë për studimin e parë klinik lidhur me efikasitetin e ushqimit të shëndetshëm si antidepresiv.

Studime të ndryshme kanë treguar se një regjim jo i duhur ushqimor, është i lidhur me depresionin, ashtu sikundër një regjim ushqimor i shëndetshëm, redukton ndjeshëm rrezikun për tu prekur nga kjo sëmundje”, komenton psikiatri Graziano Pinna i Universitetit të Illinois në Chicago.

Studiuesit mbajtën nën monitorim 76 të rinj me çrregullime depresive, një pjese të të cilëve iu kërkua që të ndryshonin regjimin ushqimor, duke reduktuar konsumin e ushqimeve të shpejta, me yndyrë në këmbim të frutave, perimeve, peshqve dhe mishit pa yndyrë.

Të rinjtë u ndihmuan me një paketë me fruta dhe një shumë parash për të blerë vetëm ushqime të shëndetshme, ndërsa një pjesë tjetër u lanë që të ndiqnin regjimin e përhershëm ushqimor.

Pas tre javësh monitorim, të rinjtë që ndoqën një regjim të shëndetshëm ushqimor, shënuan reduktim të ndjeshëm të nivelit të ankthit dhe depresionit dhe një pjesë e mirë u rikthyen në normalitet./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shifrat e urisë në Gaza/ Një në tre banorë nuk konsumojnë ushqim për disa ditë rresht

Në një artikull të botuar në Jerusalem Post në janar 2021, kryeministri i atëhershëm izraelit Benny Gantz shkroi, duke...

Këmbimi valutor 28 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...

SHBA dhe BE arrijnë marrëveshje për tarifat doganore/ Ja çfarë parashikohet

Rreziku i një lufte tregtare midis SHBA-së dhe BE-së një herë për një herë u shmang. Trump dhe von der Layen arritën në Skoci...

Analiza/ Si do të ndikojnë pauzat humanitare të Izraelit në krizën e urisë në Gaza?

Të dielën në mëngjes, Izraeli deklaroi se do të nisë një “pauzë humanitare” të përditshme në tre zona me popullsi të dendur të Rripit...

Çfarë ka në pakon ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA-ja po ia shet Ukrainës

Pasi negociatat ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, më 23 korrik, përfunduan pa ndonjë përparim të madh, Uashingtoni njoftoi se do t’i shesë Kievit një pako...

Lajme të tjera

Web TV