Trajneri Egbo: Tirana e nis si “kampione” në fuqi, por ky është një sezon i ri për të gjithë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një shtyrjeje prej mëse dy muajsh, për shkak të bojkotit të Ligës Profesioniste, futbolli shqiptar ngre në mesjavë siparin e sezonit të tij të ri.

Në duelet e javës së parë të Kategorisë Superiore spikat takimi midis Tiranës dhe Kukësit. “Është një ndeshje e rëndësishme dhe çdo ndeshje në këtë kampionat është e rëndësishme, – ka deklaruar trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo. – Nuk ka asnjë përballje të lehtë. Mendoj se të gjithë ekipet janë njëlloj, sidomos në nisjen e kampionatit, kur nuk dihet se në çfarë gjendje janë ekipet dhe në po e shohim se në çfarë gjendje jemi aktualisht”.

Po si shkon Tirana në këtë sfidë? “Po luajmë si kampionë në fuqi kundër vendit të dytë, – përgjigjet nigeriani i stolit të kryeqytetasve. – Mendoj se Tirana-Kukësi mund të jetë një tjetër derbi i kampionatit shqiptar. Normalisht që kemi dhe janë mungesa, që do i ndiejmë shumë, por kam besim se lojtarët që do jenë në fushë do bëjmë maksimumin.” Ndërkohë, Egbo nuk preferon ta kthejë kokën prapa, teksa bilanci me verilindorët nuk ishte edhe aq i këndshëm. “Po flasim për kampionatin 2020-2021, nuk dua të kthehem mbrapa sepse ndeshja, që kemi para është e rëndësishme.”

“Në fund e rëndësishme është se kush e ka fituar kampionatin, jo kush ka fituar në përballjet direkte, – ka vijuar kreu i stolit bardheblu. – Kampionatet kanë treguar edhe në vende të tjera se ekipet e vogla në letër janë ekipe më të vështira. Këtë e bëmë ne, kundërshtari nuk e bëri dhe fituam kampionatin. Prandaj them se çdo ndeshje është njësoj për ne dhe do marrim një nga një. Të gjithë ekipet dhe ne nuk e dimë formacionin tonë dhe të atyre. Ndoshta ata mund të na kuptojnë më shumë neve. Kur të zhvillohen dy-tre ndeshjet e para do e kuptojmë formacionet dhe sistemet e lojës.”

Lexo edhe :  Futbolli spanjoll në zi pas ndarjes nga jeta të Ramos, mbrojtësit të Las Palmas

Trajneri i Tiranës thekson se, deri diku skuadra është gati fizikisht, por kampionati tregon qartë se ku janë me të vërtetë. “Futet emocioni dhe gjërat e tjera dhe pas dy-tre ndeshjeve do shikohet se ku janë ekipet, – thotë ai. – Siç e thashë, ne jemi kampionë në fuqi dhe jemi ekipi për tu mundur. Këtë e dimë vetë dhe presim ta mësojnë edhe lojtarët e rinj. Shpresojmë të ambientohen sa më shpejt. Nuk e vendos unë 11-shen e parë. E vendosin lojtarët. Lojtarët që janë mirë fizikisht dhe ata që janë gati mendërisht dhe psikologjikisht do jenë në fushë”, – ka përfunduar trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo.

Të fundit

PS në Kongresin Zgjedhor të SPD gjermane, mbështetje për reformat dhe integrimin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko, përfaqësuan PS në...

I vendosni duart pas shpine kur ecni?/ Çfarë do të thotë kjo për personalitetin tuaj

Shumë interpretime të ecjes me duart pas shpine lidhen me vetëbesimin dhe autoritetin . Ky qëndrim është i zakonshëm në mesin e figurave udhëheqëse , siç janë mësuesit,...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 28 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.4 lekë. Euro, blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.4 lekë. Franga...

Jugosllavia përjashtohet nga Kominterni: Përplasja Tito–Stalin trondit botën komuniste

28 qershor 1948 Më 28 qershor 1948, në kulmin e tensioneve të hershme të Luftës së Ftohtë, Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë, nën udhëheqjen e...

Ministri turk i Turizmit zgjedh Greqinë për pushime: Më duhet të kontrolloj rivalët

Ministri i Turizmit i Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, ftoi një kolumnist ta shoqëronte gjatë pushimeve në Greqi. Gazetari Ahmet Hakan Coskun shkroi për qëndrimin e...

Lajme të tjera

Web TV