Trajneri i Kukësit, Gega: Humbja, faji im, por një pjesë e madhe e lojtarëve nuk dhanë atë që pritej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është mundur me dy gola të shpejtë përballë Tiranës të mërkurën, në takimin e luajtur qindra kilometra larg kryeqytetit, në Korçë, për shkak të mungesës së një stadiumi në kryeqytet, aty ku po rinovohet si fusha e “Selman Stërmasit, ashtu edhe ajo e “Arenës Kombëtare”, dhe nuk ngurron të marrë përsipër barrën e fajit.

“Kur humb ndeshjen përgjegjësia e parë është e trajnerit, – ka deklaruar trajneri i Kukësit, Skënder Gega. – Grupi nuk funksionoi ashtu siç duhej. Ishte ndeshje e parë. Do të përpiqemi të korrigjohemi. Nuk e mendoja se do të humbnim në këtë mënyrë.”
Megjithatë, ai nuk ka ngurruar “të vërë dorën në plagë”, teksa thotë:

“Një pjesë e madhe e futbollistëve nuk dhanë atë që pritej. Shpresoj të ketë qenë vetëm ndeshja e parë. Do e shikojmë me qetësi situatën, se kush ka çaluar. Grupi është ai që merr meritat, por merre dhe përgjegjësitë.

Kjo humbje nuk është se vendos kampionatin. Po nuk vure shpirtin dhe po nuk luftove si grup, është e vështirë t’ia dalësh. U bëmë shumë akademik, çdo lojtar donte topin në këmbë.”

“Jam i zhgënjyer, patjetër që do marrim përgjegjësitë dhe do të shikojmë me optimizëm, – ka vijuar Gega. – Ndaj Volfsburgut luajtëm me disiplinë, unë këtë dua. Sidoqoftë, ishte ndeshje e parë dhe duhet kjo humbje për të nxjerrë mësime. I kemi ndarë detyrat me emra. Unë mendoja dhe besoja që mbas gabimit të parë njerëzit marrin përsipër. Nuk bëhen 2 gabime radhazi. I patëm disa raste, por nuk të kënaqte mënyra sesi luajtëm. Shpresoj që të ketë qenë vetëm kjo ndeshje kështu e t’i shikojmë gjërat me optimizëm.”

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Dueli i shekullit, Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish pas 5 vitesh

Pesë vite pas përballjes së fundit zyrtare, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të rikthejnë rivalitetin mes tyre, këtë...

Trump sulmon CNN dhe New York Times: Të pushohen gazetarët!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi që CNN dhe The New York Times të pushojnë nga puna “MENJËHERË” të enjten gazetarët që raportuan për...

Iu nënshtrua operacionit në gju, ndërron jetë futbollisti 18-vjeçar

Bota e futbollit po përjeton një tronditje të thellë pas lajmit për vdekjen e Camilo Nuin, një lojtar 18-vjeçar që luante për ekipin rezervë...

Protesta e madhe në Serbi të shtunën, Vuçiç: Do ndërhyjmë vetëm nëse…

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha të enjten, përpara një proteste antiqeveritare në Beograd të thirrur nga një lëvizje studentore më 28 qershor, se "shteti...

Kush e meriton “Topin e Artë”? Kjo është përgjigjja e legjendës Figo

Legjenda e futbollit botëror, Luis Figo, ka përmendur një lojtar jo edhe aq popullor si fitues të mundshëm të Topit të Artë. Sipas tij,...

Lajme të tjera

Web TV