Pr/ligji për buxhetin 2021, Denaj: Parashikojmë rritje me 5.5%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj, në seancën e sotme plenare në Kuvend tha se në 3-mujorin e dytë të 2020, papunësia u regjistrua në nivelin 12.5%.

Sipas Denajt, kryefjalë e këtij projektligji është rimëkëmbja ekonomike, duke marrë shkas dhe nga kriza që ka shkaktuar pandemia globale e koronavirusit, por dhe nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Duke theksuar faktin se parashikohet një rritje e qëndrueshme ekonomike në vend, Denaj tha se për shkak të pandemisë u rrit dhe papunësia.

“Kryefjala e projektligjit për buxhetin është rimëkëmbja ekonomike. Do të synohet rimëkëmbja, pasi situata u vështirësua për shkak të tërmetit dhe pandemisë së COVID-19. Në 2021 parashikojmë rritje ekonomike 5.5%, një rritje kjo e qëndrueshme”, tha Denaj.

Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se tërmeti si edhe pandemia ndikuan negativisht në ekonomi.

“Zhvillimit të pandemisë i jemi përgjigjur me masa konkrete. Situata është menaxhuar më së miri. Vlerësimi më i fundit i agjencisë ndërkombëtare mundësi e konfirmoi këtë. 6 mujori i 2020 shënoi një rënie -6.6% përqind. Konsumi shënoi rënie 6.9%. Të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë pësuan rënie. Në 3 mujorin e 2 të 2020 papunësia 12.5 përqind. Emetimi i suksesshëm i eurobondit.

Sistemi financiar dhe aktiviteti i tij ka qëndruar mjaft stabël Kreditimi dhe depozitat në Kuvend kanë qëndruar stabël. Ekzekutimi në tërësi i buxhetit është brenda parametrave makro fiskal. Balanca primare është parashikuar të jetë pozitive. Në vijim do të paraqes disa zëra të të ardhurave dhe shpenzime.

479 miliardë lekë, të ardhurat zyrtare të buxhetit të shtetit në 2021. Të ardhurat e buxhetit të shtetit kanë një rritje me 6%. Rritjen e pragut të TVSH nga 2 milion në 10 milion lekë. Njëkohësisht kemi marrë përsipër rritjen e rrogës së pagës minimale. Në raport me shpenzimet buxhetore”, tha Denaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV