Kurbin, gruaja godet me sqepar në kokë bashkëshortin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua ka goditur me sqepar bashkëshortin e saj pas një konflikti në Kurbin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Burri është dërguar në gjendje të rëndë në spital pasi ka marrë plagë të rënda në kokë.

Gruaja 58 vjeçe Drane Deda është konfliktuar me të shoqin 61-vjeçar Lesh Deda dhe më pas e ka qëlluar me sqepar në kokë.

Burime bëjnë të ditur se i plagosuri kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë te vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij.

Çifti kanë pasur herë pas here konflikte të vazhdueshme. Ata kanë dhjetë fëmijë bashkë dhe njihen në zonë si persona konfliktualë.

“Sot në orët e para të mëngjesit, në fshatin Sanxhak, Kurbin, për motive ende të paqarta shtetasja Drane Deda 58 vjeçe ka goditur me sende të forta bashkëshortin e saj shtetasin Llesh Deda 61 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas ngjarjes shtetasja Drane Deda, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, tha të mërkurën shefja e...

Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës

Avokati i njohur, Saimir Visha ka arritur që të fitojë një nga betejat më të rënda të jetës së tij. Ai ka mundur që...

Rikthehen reshjet e shiut? Parashikimi i motit

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera –...

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike në botë, dhe sigurisht monumenti...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Lajme të tjera

Web TV