Pijet freskuese/ Kompania e njohur refuzon të heqë shishet e plastikës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kufizimi i përdorimit të plastikës është kthyer në një normë globale, por ka dhe disa nga ndotësit më të madhej që refuzojnë të ndryshojnë metodat e punës

Tashmë u bë publike se Coca-Cola nuk do të ndalojë shitjen e pijeve në shishe plastike me një përdorim të vetëm, kjo sipas tyre do të zvogëlonte shitjen.

Bea Perez, e cila është drejtuese në kompani tha për BBC se njerëzit pëlqejnë të blejnë Coca-Cola në shishe të plastikës sepse ato janë të lehta dhe të realizueshme.

“Biznesi ynë nuk do të jetë biznes nëse nuk gjejmë konsumatorët. Pra, teksa ndryshojmë infrastrukturën tonë në shishe, kalojmë në riciklim dhe përtërijmë, gjithashtu duhet t’i tregojmë konsumatorit se cilat janë mundësitë”, tha ajo.

Coca-Cola është zotuar të përdorë të paktën 50% materiale të ricikluara në paketimin e saj deri në vitin 2030.

“Ne duhet ta arrijmë këtë qëllim dhe do ta kemi dhe nuk ka dyshim”, shtoi Perez.

Kompania e pijeve aktualisht prodhon afro tre milionë tonë paketim plastik çdo vit.

Vitin e kaluar, ‘Break Free from Plastic’ identifikoi Coca-Cola’n si markën më ndotëse në një kontroll të mbeturinave plastike.

Grupi zbuloi se 11 mijë e 732 copë plastike të mbledhura gjatë pastrimit ishin nga produktet Coca-Cola, një sasi që ishte më shumë se tre ndotësit kryesorë globalë të kombinuar.

Të fundit

Amer Kapetanoviç, kapiteni i ri i Bashkëpunimit Rajonal

Diplomatët e rajonit dhe stafi i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në Sarajevë mirëpritën sot një figurë të njohur...

Izraeli nuk i ndal sulmet në Gaza, me dhjetëra viktima

Të paktën 30 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë në Gazë nga sulmet izraelite të kryera gjatë natës dhe mëngjesin e 3 janarit, thanë zyrtarët...

Kush është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën

Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i duhet të shkojë dy herë në muaj në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të...

Autoritetet në Korenë e Jugut ndalin përpjekjet për arrestimin e Presidentit Yoon

Autoritetet e Koresë së Jugut thanë të premten se pezulluan përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon Suk Yeol, i shkarkuar më parë nga parlamenti,...

Tayna zbulon shifrat: 1 milion euro fitime nga “Si ai”?

Kënga “Si ai” shënoi rikthimin e fuqishëm të Taynës pas një pushimi të gjatë, një skandali që u përkthye në sukses duke e çuar...

Lajme të tjera

Web TV